UBT

Tahiri: Vazhdimi i dialogut, pas zbatimit të marrëveshjeve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se faza e tretë e dialogut me Serbinë do të fillojë pasi të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë në të kaluarën.

Sipas saj, dialogu me Serbinë është jetik për Kosovën pasi përmes dialogut vendi po e forcon sovranitetin. Këto deklarata ministrja Tahiri i ka dhënë gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvend.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e subjekteve opozitare kanë dhënë kritika të shumta në lidhje me dialogun e Brukselit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kryenegociatorja e Kosovës ka thënë se faza e re e bisedimeve do të fillojë pasi të zbatohet Marrëveshja për Kodin Telefonik, KOST-in dhe marrëveshjet e tjera.

Mobi Casa

Ajo po ashtu bëri të ditur se temat që do të diskutohen në rundin e tretë të bisedimeve me Serbinë do të jetë Demarkacioni në mes të dy shteteve, si dhe reparacionet e luftës në kuadër të së cilës është: pamundësimi i Serbisë që ta pengojë Kosovën në procese ndërkombëtare, si dhe heqja e Kosovës nga kushtetuta e Serbisë.

Ajo ka thënë se dialogu do të përfundojë me njohjen reciproke në mes të dyja shteteve.

“Njohja e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës nga ana e Serbisë; kushtëzimi i anëtarësimit të Serbisë në BE me njohjen e pavarësisë së Kosovës; pamundësimi i Serbisë që ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në organizata të tjera, duke përfshirë edhe OKB-në; pamundësimi i Serbisë që ta pengojë anëtarësimin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare të kulturës, sportit etj; heqja e Kosovës nga kushtetuta e Serbisë”, ka deklaruar Tahiri./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.