HW

Tahiri thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet për liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se sa i përket asaj që duhet të bëhet për plotësimin e kushtit të fundit për liberalizimin e vizave – lufta kundër krimit dhe korrupsionit – Kosova ka bërë mjaftueshëm dhe ka kryer obligimet e veta.

“E them me përgjegjësi që i kemi përmbushur obligimet tona në agjendën për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë Tahiri në Klan Kosova.

“Për liberalizim të vizave janë bërë hapa të mëdhenj”.

Ai ka folur edhe për fundin e misionit të EULEX-it, për të cilin ka thënë se tani do të ketë vetëm mision këshillëdhënës.

“Misioni EULEX e përfundon mandatin me 14 qershor. Më ata nuk do të kenë gjyqtarë në sistemin tonë, edhe tani janë shumë pak”.

KKVITI

“Do të kemi vetëm një mekanizëm këshillëdhënës, mbikëqyrës, por vetëm aq. Do të ndihmojnë në këshilla, por edhe do të përpilojnë raporte”.

Tahiri ka shtuar se përkundër se kushtet në të cilat punojnë gjyqtarët nuk janë më të mirat të mundshme, vullneti politik ekziston.

“Nuk mund të presim mrekulli në këtë gjendjen çfare punojnë gjyqtarët, nuk janë kushtet edhe të mira. Por, është një moment tejet i mirë për të treguar gatishmërinë”.

“Por, shoh vullnet jashtëzakonisht të madh të gjyqësorit, prokurorëve, gjykatave dhe në gjithë sistemin e drejtësisë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.