GRANDEMALL

Tahiri takon Xhelal Mehmetin e Fondit Humanitar për Kosovë Lindore në Zvicër

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Sot zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri ka pritur një delegacion nga Fondi i vetëm Humanitarë i Kosovës Lindore në Zvicër i prirë nga kryetari i saj Xhelal Mehmeti të cilët e kanë njoftuar Edita Tahirin rreth aktiviteteve të këtij fondi tash e 15 vite në shërbim të qytetarëve të Bujanocit, Medvegjës e Preshevës të cilëve u kanë dal në ndihmë dhe vazhdojnë tu ndihmojnë edhe sot në mënyra të ndryshme.

“Ju përgëzoj për punën e palodhshme në shërbim të humanitetit, njëherit ju inkurajoj që të vazhdoni të punoni në të mirë të popullatës shqiptare të asaj ane. Gjithmonë do ta keni përkrahjen tonë në kuptimin e idesë tuaj që shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të jetojnë më mirë dhe se janë të shkelur nga qeveria serbe atje, por jemi duke bërë përpjekje dhe po punojmë në atë drejtim” tha ndër të tjera Edita Tahiri gjatë takimit me kryetarin e FHKL , Xhelal Mehmeti, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Sot zv.kryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri ka pritur një delegacion nga Fondi i vetëm Humanitarë i Kosovës Lindore në Zvicër i prirë nga kryetari i saj Xhelal Mehmeti të cilët e kanë njoftuar Edita Tahirin rreth aktiviteteve të këtij fondi tash e 15 vite në shërbim të qytetarëve të Bujanocit, Medvegjës e Preshevës të cilëve u kanë dal në ndihmë dhe vazhdojnë tu ndihmojnë edhe sot në mënyra të ndryshme.

FIDANISHTJA

Xhelal Mehmeti, kryetar i FHKL e ka njoftuar më hollësisht znj. Edita Tahiri rreth orientimit apo koncentrimit të ndihmesës së tyre ku tha se “ Kemi kontribuar në të gjitha luftërat që janë zhvilluar që kur ekzistojmë si fond, që nga UÇK, UÇPMB, UÇK e Maqedonisë, duke vazhduar me invalidët e luftës, me familjet skamnore etj…”.

Mehmeti ka shprehur shqetësimin e tij dhe të FHKL për gjendjen aktuale në Luginë sidomos pas represionit të pa ndalur serb ku tha se edhe puna jonë po bohet e pamundur të realizohet pasi që ka aq shumë nevoja si shkak i shtypjes shtetërore në mos-zhvillim, sa që nuk po mundemi t`i mbulojmë të gjitha kërkesat, janë shumë ata që kanë nevoja elementare në ato komuna.

Pasi dëgjoi shqetësimet e kryetarit Mehmeti , Edita Tahiri e sugjeroi që t`i drejtohet edhe instancave ndërkombëtare duke ja shprehur këto shqetësime duke besuar se së shpejti do të gjendet një modalitet i mirë i këtij problemi të gjithë shqiptarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.