FITORJA

Tahiri: Synojmë realizimin e strategjisë zhvillimore lokale

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Valbona Tahiri është drejtoreshë në drejtorinë për zhvillim ekonomik. Ajo për rajonipress tregon për ofertën e Lutfi Hazirit, për planet e kësaj drejtorie, për iniciativat konstruktive, për planin e punës për vitin 2018 dhe për sfidat tjera që e presin këtë sektor.

Valbona Tahiri erdhi në qeverisjen Haziri si pjesë e shoqërisë civile. Ajo thotës e ofertën e Lutfi Hazirit për të udhëhequr DZHE e ka pranuar me shumë kënaqësi sepse është e bindur se përvoja e punës rreth 20 vjeçare me komunitetin ndërkombëtar si BE, EastËest Institute, USAID, BBSS Gallup International etj në fusha të ndryshme dhe programe të zhvillimit ekonomik dhe rajonal, e në veçanti përvoja e punës në menaxhimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian, do të më mundësojnë të jap kontributin tim në pozitën e re si drejtoreshë. “Konsideroj se besimi i dhënë nga ana e z. Haziri, si i pari i komunës së Gjilanit për të udhëheq një ndër drejtoritë më të rëndësishme të komunës së Gjilanit, është në të njëjtën kohë privilegj dhe sfidë përderisa në këmbim do të angazhohem me tërë potencialin profesional dhe me punë sistematike e ekipore, ç`asje pro aktive dhe komunikim konstruktiv të shërbej në të mirë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik lokal të komunës së Gjilanit”.

Tahiri tha se në bashkëveprim me Kryetarin e Komunës dhe Institucionet tjera Komunale, do të synojmë realizimin e strategjisë zhvillimore lokale e cila është në përputhje me strategjinë regjionale dhe atë qendrore, duke përfshirë të gjithë sektorët e ekonomisë, si në aspektin afat-shkurtër ashtu edhe në atë afat-gjatë, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik do të punoj sipas planit të punës të përgatitur në mënyrë profesionale dhe në linjë me të gjitha strategjitë ekzistuese komunale për zhvillim duke përfshirë edhe Strategjinë për gratë ndërmarrëse (2017-2021) si dhe dokumente tjera programore me qëllim të ndikimit në përmirësimin dhe avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik lokal.

“Plani i kësaj drejtorie është një përpjekje për të ndikuar në uljen e papunësisë përmes krijimit të një klime të favorshme të të bërit biznes,veprim ky i cili do të ndikoj në ngritjen e standardit të jetesës të të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit. Drejtoria për Zhvillim Ekonomik do të ndërmarrë iniciativa të cilat qojnë në arritje të rezultateve konkrete dhe do t’i kushtohet vëmendje komunikimit konstruktiv me të gjitha institucionet relevante në nivel lokal dhe qendror, me donatorë, si dhe investitorë potencial të huaj dhe vendor” u shpreh Tahiri.

Mobi Casa

Sipas Tahirit do të zhvillohen aktivitete për koordinim dhe ndërlidhje të Qendrës për Aftësim Profesional me tregun e punës si dhe promovimit të shkathtësive të punës. “Po ashtu do t`i ofrohet përkrahje bizneseve fillestare dhe atyre ekzistuese të vogla e të mesme përmes aktiviteteve trajnuese, këshilluese duke përfshirë edhe promovimin e bizneseve lokale. Një aktivitet kyç i kësaj drejtorie do të jetë edhe asistencë bizneseve sidomos atyre fillestare në përgatitjen e aplikacioneve për thirrje për grante nga burimet e ndryshme financiare”.

Duke folur për planin e punës për vitin 2018, ajo thotë se Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik një synim tjetër ku do të kemi ç`asje pro aktive do të jetë joshja e investitorëve vendor dhe të huaj përmes ofrimit të informatave profesionale relevante. “Në anën tjetër do të identifikohen bizneset të cilat kanë interesim për të zgjeruar aktivitetin e tyre biznesor dhe për të hyrë në partneritet me investitorë potencial. Fokus i veçantë do t`i kushtohet edhe rishikimit dhe zhvillimit të projekt koncepteve për PPP si dhe promovimit të tyre duke patur parasysh investimet e mëdha në fushën e infrastrukturës e sidomos sa i përket trajtimit të ujërave të zeza, efiçiencës së energjisë, energjisë së ripërtrishme, parkingjeve publike etj. DZHE do të jetë e kyçur aktivisht edhe sa i përket realizimit të të gjitha projekteve të financuara nga ana e donatorëve të ndryshëm me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe maksimizimit të efektit të rezultateve të pritshme, e në të njëjtën kohë do të angazhohet edhe për identifikimin e donatorëve të mundshëm potencial në rastet dhe projektet që mund të identifikohen në ndërkohë gjatë këtij mandati”.

Tutje, Tahiri tha se DZHE do të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe digastereve tjerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth mundësive dhe koordinimit të aktiviteteve lidhur me realizimin e strategjisë së zhvillimit ekonomik lokal. “Gjithashtu, do të koordinojmë aktivitetet e drejtorisë dhe do të bashkëpunojmë me organizatat e shoqërisë civile, Agjencitë zhvillimore si dhe akterët kyç të cilat mund të përkrahin me projekte ideore dhe të cilat kanë në fokus promovimin dhe zhvillimin ekonomik lokal” u shpreh Tahiri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.