UBT

Tahiri: Sulmet në Serbi janë të papranueshme, shkelën marrëveshjen e Brukselit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministria për Dialog, Edita Tahiri ka theksuar se dialogu është i pezulluar dhe i tillë do të mbetet duke respektuar rezolutën e Kuvendit të Kosovës.

Tahiri në një prononcim për Indeksonline ka komentuar edhe provokimet e fundit nga serbët drejtuar qytetarëve të Kosovës, që i janë bërë me sulmimin e autobusëve përgjatë kalimit të tyre në territorin serb.

“Sa i takon sulmit ndaj autobusit me udhëtar shqiptar në Serbi, ky është nja akt i dënueshëm dhe i papranueshëm dhe është shkelje e marrëveshjes së Brukselit për lirinë e lëvizjes nga ana e Serbisë”, ka thënë Tahiri.

ARKATANA

Ministrja Tahiri ka shtuar gjithashtu se në këtë kohë kur situata në marrëdhëniet në mes dy shteteve është qetësuar pas ndërhyrjeve të BE-së, këto incidente janë të dëmshme.

“Më e rrezikshmja është fushata nacionaliste e kryer nga serbi Vuçiq, i cili me qëllim të përfitimeve politike po rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon pa menduar fare se kjo paqe është bërë me shumë mund nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që nga përfundimi i luftërave në rajon”, ka shtuar Tahiri.

Duhet përkujtuar që provokimet e tilla të Serbisë gjatë kohës së fundit në vend kanë qenë tejet të pranishme, si ato me fletëarreste, treni i nisur nga Beogradi si dhe muri në Mitrovicë./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.