ARKATANA

Tahiri: S’guxojmë të eksperimentojmë me veriun, policët atje shkuan pa asnjë mbështetje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se integrimi i veriut të Kosovës nuk bëhet me asnjë taktikë, por u shpreh se duhet të ketë agjendë shtetërore.

“Integrimi i veriut të Kosovës nuk bëhet me asnjë taktikë, ne këtu duhet të kemi një agjendë shtetërore, është një problem 20-vjeçar, qasja e deritanishme ka qenë eksperimentale. Është taktikë politike, e kujtdo që e shtynë përpara, për shkak se kështu nuk bëhet politika shtetërore”, tha ai.

Ai foli edhe për zgjedhjet atje dhe u shpreh se nuk duhet bërë eksperimente.

“Politika shtetërore nuk bëhet duke bërë kontenierë, kanë votuar 1-2 përqind të njerëzve, shpallshin fitore. Ai proces është pranuar për shkak se dy vota janë legjitime, mirëpo aty dihet kush jeton, dihet qasja, nuk guxojnë ne të bëjmë eksperimente”, u shpreh ai për Klan Kosova.

ARKATANA

Tutje, Tahiri është shprehur se policët në Veri janë dërguar, siç u shpreh ai, pa kurrfarë mbështetje.

“Vendimet që kanë ndodhur në raport me procesin e integrimit, janë të gabueshme, unë e kuptoj që Lista Serbe është në pullë të Vuçiqit, mirëpo si kryeministër, si qeveri që ka përgjegjësi për vendin, sidomos çështjes së sigurisë duhet t’i trajtojë në formën më serioze”.

“Ju e dini që kanë dërguar policë të Kosovës pa kurrfarë mbështetje, realisht ata kanë qenë me ditë të tëra pa kurrfarë mbështetje logjistike”, u shpreh tutje ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.