Fundamenti

Tahiri: Qeveria të bëhet e ndërgjegjshme për gazsjellësin, masat do t’i respektojmë në fushatë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka vazhduar që t’i bëjë thirrje Qeverisë që ta rishikojë vendimin për anulimin e projektit të gazsjellësit, raporton Ekonomia Online.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shtoi se Qeveri duhet të tregohet më e ndërgjegjshme që ta pranojë projektin e gazit, duke e cilësuar si një nga projektet e rëndësishme për vendin.“Mendoj që para se Qeveria jonë me shkuar atje dhe me diskutuar është mirë me trajtuar procesin e gazit dhe mos me refuzuar një gjë të tillë, prapë i bëjmë thirrje kësaj Qeverie qe të jetë pak më e ndërgjegjshme”.

Mobi Casa

Tahiri foli edhe për fushatë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku tha se do të respektohen të gjitha masat anti-Covid në bazë të rekomandimeve.“Ne do respektojmë masat në plotni, aq sa na lejojnë masat dhe ashtu siç duhet. Aq sa është orari dhe ashtu si duhet respektuar masat”.

Ai foli edhe për dakordimin që patën në Kryesi që mbledhja të mbahet javën e ardhshme, raporton Ekonomia Online.“Nga java e ardhshme kemi një seancë që ka të bëjë me MSA-në ku do jenë të angazhuar 26 deputetë në këtë proces, dhe kjo ndodhi me dakordim të plotë për mbledhjen e radhës”, theksoi tutje Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.