UBT

Tahiri preshevarëve: Mos u zhgënjeni, do të flasim në dialog teknik për ju

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Marrëveshja e posa arritur me Serbinë nga vendi ynë mbi normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve do të ketë efekte pozitive edhe për shqiptaret e Luginës se Preshevës. Javën e ardhshme r në Bruksel do të mbahet një takim, mbledhë e dialogut teknik ku një ndër temat e diskutimeve do të jetë pikërisht çështja e tarifave që ka goditur dhe po shqetëson qytetarët e Luginës së Preshevës..” ka deklaruar zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.

Zëvendës kryeministrja e Republikë së Kosovës Edita Tahiri, njëra nga protagonistet kryesore të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, fillimisht “teknik” dhe finalist politik, për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” flet për marrëveshjen e posa arritur mes dy shteteve, efektet saja, për (mos) gatishmërinë e Prishtinës dhe Beogradit për implementimin e marrëveshjes në fjale, polisat e sigurimeve në Luginë dhe reflektimin e marrëveshjes në rajon, sidomos në Luginën e Preshevës.

Hidromorava

“Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi që u arrit të premten e kaluar ka një rëndësi historike për Kosovën dhe hap një kapitull të parë për stabilitet jo vetëm për marrëdhënie mes të dy shteteve por edhe për mbarë rajonin po ashtu kjo marrëveshje do të përshpejtojë integrimet evropiane për Republikën e Kosovës dhe do të jetë në interes për ardhmërinë e mbarë rajonit rreth familje së madhe evropiane.

Kjo marrëveshje ne fakt është mes dy vendeve për fqinjësi të mirë dhe i jep fund ndërhyrjeve ilegale që Serbia i ka bërë në Kosovë që nga përfundimi i luftës.” ka thënë fillimisht Edita Tahiri duke folur rreth marrëveshjes së arritur në Bruksel mes palës kosovare dhe serbe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.