Fundamenti

Tahiri: PDK qëndron në opozitë, të bëhen bashkë LVV, LDK, AAK e Nisma dhe ta realizojnë ëndrrën e vitit 2014

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se PDK hap rrugë për ndërtimin e një qeverie tjetër deri në zgjedhje të reja.

Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se PDK i qëndron besnike qëndrimit të saj pas zgjedhjeve të datës 6 tetor.

“PDK do të qëndrojë në opozitë. U bëjmë thirrje të gjitha partive që të bëhen bashkë dhe ta realizojnë ëndrrën e VLAN-it të vitit 2014 për një qeveri kundër PDK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i PDK-së thotë se kjo parti do ta ketë rolin e saj në dialog dhe procese të tjera të rëndësishme .

Mobi Casa

“Të bëhen bashkë LVV, LDK, AAK, NISMA,. Ne do të jemi në opozitë deri në zgjedhjet e reja”.

Tahiri thotë se PDK do të jetë gardiane e këtij vendi dhe nuk do të lejojë që qeveria të merr drejtime të gabuara.

“Të ndërtohen institucionet e reja. Nuk është mirë që vendi të mbetet në vakum qeverisës. PDK do të jetë opozitë konstruktive”, tha ndër të tjera Abelard Tahiri./Telegrafi/