UBT

Tahiri: Nuk ulemi në tavolinë me Kurtin pa u adresuar gjashtë kërkesat tona

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zbutur qëndrimin e tij duke e ftuar në një takim për të diskutuar formimin e institucioneve të reja.

Por Aleanca nuk po lëshon pe.Deputeti i zgjedhur i kësaj partie Besnik Tahiri për Ekonomia Online ka bërë të qartë se partia nuk do të ulet në tavolinë pa u adresuar gjashtë kërkesat programore, duke theksuar se ato nuk kanë të bëjnë me ndarjen e pushtetit, por me politika shtetërore.

I pyetur nëse Aleanca po e bllokon procesin e formimit të institucioneve duke refuzuar takimin me Kurtin, Tahiri tha se kërkesat e Aleancës janë publike dhe se përgjegjësia për të vepruar bie mbi Qeverinë.

“Pikat tona programore, që janë rrjedhimisht kërkesa të politikave publike, janë publike. Zoti Kurti, respektivisht Lëvizja Vetëvendosje, nuk duhet me na kthy letër. Ata, për gazin amerikan, duhet ta bëjnë një veprim shumë të thjeshtë: Qeveria e Kosovës duhet t’ia dërgojë një letër Qeverisë amerikane, Departamentit të Shtetit, ku do të zotohet si shtet për infrastrukturën e gazit amerikan. Kjo s’ka të bëjë me ne, ne s’e dojmë me na e çu neve atë letër. Vendimet e tjera janë vendime të Qeverisë”, deklaroi Tahiri.

Ai theksoi se Aleanca nuk po kërkon poste në ekzekutiv dhe se kushtëzimet e saj nuk kanë të bëjnë me interesa partiake.

“Ne nuk po kërkojmë hise në qeveri. Ne nuk po bllokojmë për shkak se po lypim ministri, as ambasadorë, as kryetar Kuvendi. Ne kemi qenë të paftuar në procesin e kaluar. Dhe si ndodhi që tash Aleanca të bëhet parti e respektueshme? Ne kemi qenë gjithmonë parti e respektueshme, parti shtetformuese. Ajo që na brengos është pozicioni që zoti Kurti e ka marrë tash e sa kohë dhe kjo duhet të ndryshojë”, u shpreh ai.

FIDANISHTJA

Tahiri kritikoi mënyrën se si, sipas tij, është qeverisur vendi në dy vitet e fundit, duke pretenduar se Kosova po vazhdon të drejtohet me ushtrues detyre për shkak të një strategjie politike të Kurtit.

“Kosova kurrë në historinë e vet politike nuk ka qenë në një situatë më të rëndë. Dikush pyet pse? Sepse tash dy vite Kosova po udhëhiqet me ushtrues detyre. A e dini pse? Për shkak se kjo është vetë synimi strategjik i këtij kryeministri. Ai do të jetë në funksionin e kryeministrit si ushtrues detyre, që t’i kapë të gjitha institucionet që ndërlidhen me rregullatorët. Rregullatorët i ka në dorë Qeveria. Paranë publike e ka në dorë Qeveria. Institucionet kryesore që i sjellin të hyrat i ka në dorë Qeveria. Pra, ai dëshiron të jetë në këtë funksion pa pasur mbikëqyrje e kontroll legjislativ nga Kuvendi dhe pa dhënë përgjegjësi për marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Tahiri.

Sipas tij, pikërisht për këtë arsye Aleanca ka hequr dorë nga kërkesat për pjesëmarrje në qeveri dhe po insiston vetëm në zbatimin e politikave që, sipas saj, janë në interes të vendit.

“Aleanca ka shkuar një hap përpara, duke u larguar nga kërkesa për me qenë në qeveri, duke mos kërkuar asnjë pozicion të vetëm politik të emëruar në qeveri dhe duke i garantuar pozicionet e veta në Kuvend. E gjithë kjo bëhet vetëm për një arsye – për ta shpëtuar këtë vend, Kosovën”, deklaroi Tahiri për Ekonomia Online.

Aleanca ka bërë publike gjashtë kërkesa që i konsideron si bazë për mbështetjen e procesit të formimit të institucioneve. Ato përfshijnë pranimin e projektit të gazit amerikan si projekt strategjik, nisjen e procedurave për ndërtimin e një termocentrali me thëngjill, rritjen e pragut të TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro për bizneset e vogla, lirimin e tokës së punuar nga tatimi në pronë, financimin e plotë të projekteve infrastrukturore dhe krijimin e një fondi prej 800 milionë deri në 1 miliard euro për investime në Prishtinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.