Eko Higjiena

Tahiri: Ndaleni Edi Ramën dhe shpalleni “non grata” djalin e Sorosit!

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar që Kosova ta shpallë “persona non grata” djalin e Xhorxh Sorosit, cili sipas saj punoi hapur për shkëmbimin e territoreve të Kosovës. ajo gjithashtu kërkoi të ndalohen përpjekjet e kryeministrit shqiptar Edi Rrama për “Ballkanin e Hapur”.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj takimit të radhës në Beograd të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku do të bisedohet për “Open Balkan”.

“Edi Rama në Beograd, djali i Sorosit pardje në Prishtine… Lojëra të rrezikshme”, ka shkruar Tahiri, përcjell Telegrafi.

Fundamenti

“A ka kush ta ndal Ramën dhe a ka kush ta shpall ‘persona non grata’ djalin e Sorosit që hapur punoi për ‘shkëmbimin e territoreve’”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), zëvendëskryetarin Alexander Soros, gjatë të cilit takim u prezantua projekti më i ri i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Kosovë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.