HW

Tahiri: Mungesa e kandidatëve për president tregon papërgjegjësi të shumicës parlamentare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar mospërzgjedhjen e një kandidati konsensual për president, tashmë kur ka mbetur edhe pak kohë deri në përfundim të afatit kushtetues.

“Paramendoni, jemi në ditët e fundit dhe po na përsëritet situata e para disa muajve, ku vijmë në ditët e fundit dhe ende nuk i dimë kush janë kandidatët konsensualë, unifikues, të cilët potencialisht do t’i marrin votat në Kuvend. Kjo situatë na tregon papërgjegjësinë e lartë të shumicës parlamentare, na e vërteton që Kosova është pa zgjidhje, po ashtu na tregon për një eksperimentim të vazhdueshëm politiko-institucional në një kohë krizash të mëdha në botë, e veçanërisht në Kosovë. Andaj, siç po shihet, kjo seancë do të jetë e rregullt, presim se çfarë do të ndodhë pas saj apo në ndërkohë”, tha ai.

Hidromorava

Tahiri nuk konfirmoi se ka ndonjë seancë sot për çështjen e presidentit.
“Ne nuk kemi as informacion, as njoftim, as komunikim. Presim se çfarë do të ndodhë. E kam thënë shumë herë, sot këtu jemi”, tha ai. /eo

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.