ARKATANA

Tahiri: LDK po tenton të shkaktojë krizë institucionale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Këshilltari politik i presidentes Jahjaga, Ramush Tahiri ka thënë se LDK-ja nuk ka argument dhe arsye politike që të bojkotojë presidenten Jahjaga.

Ai ka thënë se nuk është morale politikisht që të tentohet të përdoret Presidentja për të shkaktuar krizë institucionale dhe për të provokuar zgjedhje të parakohshme.
Ramush Tahiri, këshilltar politik i Presidentes, ka thënë për Telegraf se presidentja është e obliguar të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Në këtë rast iu përket partive politike dhe jo Presidentes të përcaktojnë format ligjore dhe kushtetuese të zbatimit të kësaj marrëveshje. Konkretisht presidentja Jahjaga nuk është palë e marrëveshjes dhe nuk ka nënshkruar marrëveshjen dhe nuk ka nënshkruar asnjë dokument as me LDK e as me asnjë parti tjetër politike”, ka theksuar Tahiri.

Kjo ka qenë përgjigja e Tahirit ndaj deklaratës së fundit të liderit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka përsëritur edhe një herë kërkesën që presidentja Jahjaga të respektojë marrëveshjen dhe Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, e cila parashikon mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale menjëherë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

Sipas Tahirit, Presidentja si personalitet i përshtatshëm kishte pranuar kërkesën e partive politike që të zgjidhet e para e vendit, ndërsa partitë e arritën konsensusin që vlen deri në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

UBT

Duke komentuar faktin që LDK-ja ka bojkotuar seancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë të cilës presidentja Jahjaga ka mbajtur fjalimin, Tahiri ka vlerësuar se LDK nuk ka argument dhe arsye politike që të bojkotojë presidenten Jahjaga.

“Partitë opozitare kur e kanë guximin opozitar zakonisht e bojkotojnë kryeministrin dhe Qeverinë. Gjithashtu nuk është morale politikisht që të tentohet të përdoret Presidentja për të shkaktuar krizë institucionale dhe për të provokuar zgjedhje të parakohshme. Partitë politike nëse i kanë votat këtë mund ta iniciojnë në Kuvend duke e futur në votëbesim Qeverinë ose duke nisur procedurat për zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Tahiri për portalin Telegrafi.

Tahiri ka vlerësuar se ka një ‘sherr’ në rastin e ngecjes së punëve për përfundimin e Reformës Zgjedhore, për shkak se liderët politikë nuk janë duke u marrë vesh për çështjet kryesore të reformës.

“Edhe në kohën kur është bërë tërheqja nga këshillat për reformën zgjedhore dhe kushtetuese punën nuk ishin përfunduar. Në kohën kur i dërgohen për mendim ose vendim Gjykatës Kushtetuese dhe kur kthehen nga kjo Gjykatë, ashtu siç edhe ndodhi procedurat janë që të vazhdohet procedimi i atyre amendamenteve për të cilat ka dhënë “lejen” Kushtetuesja. Në rastin kur amendamentet të cilat i ‘rrëzon’ Kushtetuesja duhet të riformulohen dhe rishtas t’i dërgohen Gjykatës për shqyrtim Kjo nuk është bërë”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.