Eko Higjiena

Tahiri: Kurti vepron mbi standarde të dyfishta, parimet e tij janë farsë

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar ndaj kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurti, për 1000 testet për COVID-19 , të pranuara nga Serbia.

Tahiri, ka thënë se kjo tregon se Kurti vepron mbi standarde të dyfishta dhe parimet e tij janë farsë, përcjell Insajderi.

Sipas tij, për më keq, tregon se diskursi i tij ndaj Serbisë ka qenë veç një strategji elektorale opozitare dhe asgjë më shumë.

Postimi i tij i plotë:

Kur Aleksandër Vuçiq pat shkuar në Tiranë, për ndihma, menjëherë pas tërmetit, përgjigja e Vetëvendosjes ishte se Rama po ia mundësonte një krimineli të luftës të duket si bamirës!

Pranimin e 1000 testeve për COVID19, ndërkaq, Albin Kurti e quajti ‘veprim humanitar’ të Serbisë.

HW

Kjo tregon se Kurti vepron mbi standarde të dyfishta dhe parimet e tij janë farsë. Për më keq, tregon se diskursi i tij ndaj Serbisë ka qenë veç një strategji elektorale opozitare dhe asgjë më shumë!

Vuçiq ia dha këto teste Kosovës pikërisht në ditët e eksodit, në përvjetorin e deportimit masiv të shqiptarëve nga Kosova. Në këtë përvjetor, në vend se të flitej për trashëgiminë e tij kriminale në Kosovë, bota e përgëzoi për veprimin e tij humanitar në Kosovë dhe mediat ndërkombëtare e portretuan atë si solidar. Pra, Albin Kurti ia mundësoi një ‘PR’ botëror, me pasoja të rënda politike për shtetin tonë, Presidentit të Serbisë.

Për edhe më keq se kaq, pas dërgimit të mjekëve serbë në komunat veriore, të cilat Kurti i braktisi plotësisht, kjo i ndihmoi Serbisë ta paraqesë Kosovën si një vend pa kapacitete për ta menaxhuar këtë situatë! Me fjalë të tjera, Albin Kurti që flet për nder, krenari dhe dinjitet, ia shtriu dorën Serbisë për ta mbuluar keqmenaxhimin e tij!

Presidenti i Malit të Zi i refuzoi ventilatorët e Serbisë dhe preferoi t’i marrë ato prej vendeve tjera, pikërisht për të mos rënë në këtë grackë politike dhe ideologjike të Vuçiçit.

Pra, para se ta shinhi këtë çështje si veprim humanitar i Serbisë ndaj Kosovës, shiheni si kontribut të madh politik të Albin Kurtit për t’ia përmirësuar imazhin ndërkombëtar Presidentit të Serbisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.