Fundamenti

Tahiri: Kurti e shfaqi misionin e tij, ta çojë vendin në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë dhe Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit në fjalimin e tij në Kuvend e ‘’shpërfaqi në mënyrën ma të drejtpërdrejt misionin dhe qëllimin e tij me çu vendin në zgjedhje’’.

Tahiri, tha edhe se, në fjalimin e Kurtit, u pa një ‘’shpërfaqje e plotë e papërgjegjësie totale të qeverisë e një pozicioni total të autokratit’’, përcjell Gazeta Express.

Eco Higjiena

‘’Arsyeja pse po e marr fjalën është shkurt e shqip është se kryeministri na erdh në sallë, në vend se me reflektu mbi debatin, ai në fakt e shpërfaqi në mënyrën ma të drejtpërdrejt misionin dhe qëllimin e tij me çu vendin në zgjedhje. I japi një analizë globale, pastaj tregoi ça ka bë me shtesa, foli për projektet e veta, dhe në asnjë moment nuk u kthy me u përgjigj në një kërkesë që grupi partlamentar i LDK i mbështetur nga opozita sot e ka sjell një rezolutë një plan ide, për me ulë çmimin e naftës. Ajo çka pamë ne është shkurt e shqip një shpërfaqje e plotë e papërgjegjësie totale të qeverisë e një pozicioni total të autokratit. Nëqoftë se qëllimi është që kryeministri dhe qeveria të ballafaqoi opozitën prej një perspektive totalisht autokrate, ky është gabimi më i madh. Zgjedhjet janë para dere, këto zgjedhje nuk po i sjell opozita, këto sjelle po i bjen formacioni politik që e udhëheq qeverinë’’, ka deklaruar ai. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.