HW

Tahiri: Kosova po përballet me sfidën më të madhe që nga pavarësia

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka deklaruar se vendi po përballet me një nga sfidat më të mëdha që nga shpallja e pavarësisë, duke e lidhur këtë situatë me zhvillimet rreth procesit të zgjedhjes së presidentit.

Në një deklarim për media, Tahiri kritikoi qasjen e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për veprime jokushtetuese, mungesë të konsensusit dhe përdorim të gjuhës fyese ndaj opozitës.

Sipas tij, mënyra se si po zhvillohet procesi për zgjedhjen e presidentit është shqetësuese dhe paraqet rrezik për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Mobi Casa

“Republika e Kosovës, ka qenë duke u sfiduar në sfidën më të madhe prej kohës kur është shpallur shtet i pavarur dhe sovran. Pra tendenca që e kemi parë, që në mënyrë jo kushtetuese me vazhdu zgjedhja e presidentit, sigurisht që ka qenë shqetësuese edhe për neve edhe për Partinë Demokratike të Kosovës, edhe për të gjitha subjektet tjera opozitare, mirëpo konsideroj edhe për përfaqësuesit e shoqërinë civile, për qytetarët e Republikës së Kosovës, po edhe për juve”, tha ai.

“Çështja që është shumë e rëndësishme që jemi sot këtu për me folë, zgjedhja e presidentit, është preokupim i të gjithëve. Nuk është që kam dashtë dhe kisha dashtë me kanë në konferencë për këtë temë sonte këtu bashkë me juve, po ka qenë një imponim dhe një rrugë e parë që ne e kemi alarmuar në vazhdimësi edhe në komunikimet tona publike se zotëri Kurti me strategjinë e tij, energjinë e tij dhe veprimet e tij që i ka bërë sidomos pas datës 14 shkurt, sepse ne e kemi ditë që mandati i presidentes përfundon në muajin mars, kanë qenë në formë që me pamundësua që kjo legjislaturë me ndërtua shumicën dhe me mbërri konsensusin e mjaftueshëm dhe vendi me pasë në kohën e vet presidentin e zgjedhur të Republikës së Kosovës.

Pra ne kemi pasur qasje që nga fillimi konstruktive, pozitive, i kemi respektuar të gjitha subjektet që kanë qenë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, e kemi pranuar rezultatin e zgjedhjeve, kemi qëndruar në opozitë, ndërsa në tema dhe çështje që kanë qenë interes i vendit, interes i Kosovës, kemi treguar konstruktivitet”, ka thënë Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.