Fundamenti

Tahiri: “Kosova pa strategji në politikën e jashtme”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Politologu Ramush Tahiri ka thënë se Kosova është pa strategji në politikën e jashtme. Sipas tij, qeveritarët politikën e bëjnë manifestive e joprogramore, shkruan “Zëri”.

“Është fakt se jemi pa strategji në politikën e jashtme, nuk e kemi kuptuar rolin tonë si shtet dhe si subjekt ndërkombëtar, madje këta në pushtet nuk e dinë se çka është subjekti ndërkombëtar… Liderët tanë po mendojnë se politikën tonë e bën Amerika e kjo është fatkeqësi… Politikën po e bëjnë manifestive, por joprogramore. Pra nuk ka politikë programore, të mençur”, ka vlerësuar Tahiri.

Sipas Tahirit, këtë vit Kosova ka dështuar për sjelljen e njohjeve, për anëtarësim në INTERPOL, si dhe në procesin e liberalizimit të vizave.

“Kosova ka kohë që po dështon në politikën e jashtme, nuk po mund të anëtarësohet nëpër organizata ndërkombëtare, nuk po mund ta adresojë asnjë çështje të veten të integrimeve dhe në mekanizmat ndërkombëtarë e në konferencat ndërkombëtare. Nuk po mund të prodhojmë as stabilitet të Ballkanit”, ka thënë më tej ai.

Uji Dea

Edhe analisti politik Blerim Burjani ka thënë se njohjet, liberalizimi dhe INTERPOL-i kanë qenë dështime.

“Dështim është mosanëtarësimi në INTERPOL, po ashtu edhe çështja e njohjeve. Kurse dështimi më i madh është në procesin e liberalizimit të vizave, pasi gjasat janë që liberalizimi të mos ndodhë deri në vitin 2020”, është shprehur ai.

Burjani në fund ka thënë se në politikën e jashtme dështimi ka ardhur për shkak se Kosova ka diplomaci të politizuar, nepotiste dhe të paaftë. /ZERI