Eko Higjiena

Tahiri i përgjigjet Kurtit: Fal fusnotës jemi në rrugën zyrtare të integrimit, ajo hiqet kur vijnë 5 njohjet, t`i s’e solle asnjë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili sot ka thënë se “pranvera pritet ta shkrijë fusnotën”, duke i dërguar atij ‘’një porosi’’.

Tahiri, në postimin e saj drejtuar Kurtit, ka thënë se Kosova ka hyrë në rrugën për integrim në Bashkimin Evropian falë fusnotës, ndërsa kryeministri, ka thënë ajo, e ‘’ka lënë Kosovën të izoluar’’.

Tahiri ka thënë edhe se fusnota do të hiqet kur Kosova të njihet nga pesë vendet e BE’së, njohje të cilat ka thënë ajo, Kurti s’i solli, përcjell Express.

United Hospital

Postimi:

Nje porosi per Albin Kurtin: Kosova hyri ne rrugen zyrtare per integrimin ne BE fale fusnotes dhe fale lidershipit tone qe nuk e lame Kosoven te izoluar, ndersa ti e ke lene Kosoven te izoluar madje as ne Keshillin e Evropes nuk arrite ta antaresosh, ndersa ne lidershipi i asaj kohe e afruam te dera, ti e la Kosoven te dera qe sa vite.. Madje dje i kerkove Marta Kos-t statusin e kandidatit per Kosoven ne BE, por nuk i tregove popullit se kjo kerkese behet vec pse kemi fusnote. Po ashtu nuk i tregove popullit se fusnota shkrihet kur e njohin Kosoven pese vendet e BE-se qe ende nuk e njohin, ashtu sic kam deklaruar une si kryenegociatore kur u arrijte kjo marreveshje ne Dialogun e Brukselit. Sa vjet je ne pushtet asnje njohje nga keto pese vende nuk ia solle Kosoves. A je pyetur ndonjehere pse kaq e dobet dhe e paafte ishte diplomacia nen qeverisjen tende? Per te gjithe qytetaret qe jane te interesuar me shume ne kete teme dhe gjithe temat e Dialogut te Brukselit se shpejti do te kene rastin ta lexojne librin tim per Dialogun e Brukselit 2011-2017, te bazuar ne fakte e argumente duke qene se i gjithe procesi negociator mes Kosoves dhe Serbise jane ne liber dhe te gjitha marreveshjet…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.