United Hospital

Tahiri: Ekonomia e vendit buzë kolapsit, çmimi i naftës dhe obligimet fiskale janë bërë të papërballueshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se punëdhënësit dhe sidomos bizneset në vend janë në prag kolapsi, rrjedhimisht ekonomia e vendit në tërësi.

Tahiri në një postim në Facebook shkruan se çmimi i naftës dhe obligimet fiskale janë bërë të papërballueshme për secilin punëdhënës

Lexoni të plotë postimin:

Punëdhënësit dhe sidomos bizneset në vend janë në prag KOLAPSI, rrjedhimisht ekonomia e vendit në tërësi. Shteti funksional është në rrezik.

PSE?

Çmimi i naftës dhe obligimet fiskale janë bërë të papërballueshme për secilin punëdhënës. Çdo ditë pa veprime konkrete në këtë situatë të pazakontë po i shtyn ndërmarrjet drejt mbylljes dhe po rrezikon mijëra vende pune.

Kjo qeveri po përpiqet të “luftojë” çmimet duke i detyruar bizneset të shesin me humbje. Kjo nuk është zgjidhje, por është recetë për falimentim.

Shtetet serioze nuk bëjnë populizëm me çmime artificiale.

ATO:

– ulin përkohësisht akcizën dhe TVSH-në

United Hospital

– subvencionojnë sektorët kritikë

– krijojnë rezerva strategjike shtetërore

– targetojnë ndihmën direkt te qytetarët

Përvoja nga Ukraina gjatë krizave të fundit dhe modeli i Japonisë me rezerva për afro një vit tregojnë qartë se si duhet vepruar.

Ndërkohë, tek ne kërkesa është minimale dhe urgjente:

  • Lirimi i menjëhershëm i së paku 8 centëve nga TVSH-ja
  • Heqja e akcizës për naftën, deri sa të stabilizohet situata.

Pa këtë ndërhyrje, një valë mbylljesh biznesesh dhe humbjesh të vendeve të punës është e pashmangshme.

Ironia është e madhe: nga njëra anë mburremi me rritje të të hyrave buxhetore, nga ana tjetër po e mbytim sektorin që i gjeneron ato.

Kjo nuk është menaxhim ekonomik, është një iluzion i rrezikshëm që do të paguhet shtrenjtë nga qytetarët.

Veproni sot. Nesër mund të jetë vonë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.