Tahiri: Duhet të ndryshojë diplomacia jonë

Ish-kryenegocatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka folur për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, duke thënë se kjo organizatë dështoi duke e lënë triumfin e politikës së krimit të sponsorizuar nga Serbia.
“Ajo pengoi anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe dobësoi stabilitetin e Ballkanit. Kosova do të bëhet anëtare e INTERPOL-it, por kërkon ndryshime në bërjen e politikave nga diplomacia e Kosovës” ka shkruar Tahiri në Twitter.
Dje Kosova dështoi të marrë shumicën e votave të nevojshme për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.