UBT

Tahiri: Do të heqim taksat doganore për diasporën dhe Luginën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri premtoi se së shpejti qeveria e Kosovës do të heqë taksat doganore për diasporën dhe Luginën e Preshevës.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”, zëvendëskryeministrja Tahiri theksoi se pajtohet me shqetësimet e qytetarëve preshevarë, porse duke shtuar se ankesat duhet të bëhen edhe ndaj Beogradit.

KKGJILAN

“Unë pajtohem me shqetësimet dhe revoltën e qytetarëve të Luginës së Preshevës, por, ankime të tilla duhet të bëhen edhe në Beograd, sepse një barrë të madhe e ka edhe Serbia, e cila nuk ka luajtur asnjë hap në këtë drejtim. Qeveria jonë është e interesuar dhe e angazhuar jo për zbritje, por për eleminimin tërësishëm të taksave doganore pasi që Kosova së shpejti do të ketë anëtarësimin e saj në byronë e kartonit të gjelbërt”, u shpreh zv/kryeministrja e Kosovës.

Duke iu referuar reagimeve dhe pakënaqësisë në Preshevë mbi uljen e tarifave dhe jo heqjen e tyre, Tahiri nënvizoi se për momentin është bërë një hap, reduktimi i tarifave doganore për qytetarët e Luginës së Preshevës.