ARKATANA

Tahiri: Dialogu me Serbinë të zhvillohet në dy nivele

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Ministrja për dialog Edita Tahiri mendon se vazhdimi i dialogut me Serbinë duhet të zhvillohet në nivel të lartë dhe të hyjë në fazën përmbyllëse.“Mendoj se duhet të jetë niveli më i lartë i vendit dhe më gjithëpërfshirës, diçka e ngjashme siç ka qenë në bisedimet e Vjenës”, është shprehur Tahiri në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën.

Radio Kosova: Zonja Tahiri, unë bisedova pak më herët me Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit të Kosovës dhe ai më tha se pas lirimit të zotit Haradinaj, kanë pushuar rrethanat të cilat kishin sjellë deri te pezullimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me fjalë të tjera me automatizëm përsëri është hapur rruga për rifillimin e dialogut në Bruksel. Kur pritet të ndodhë kjo?

Edita Tahiri: Me faktin se është liruar zoti Haradinaj ku është shënuar edhe një fitore ndaj Serbisë, tashmë është hequr vendimi për pezullimin e dialogut me Serbinë që ishte bërë me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe procesi ka filluar në kuptimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura që janë në pritje të zbatimit. Ndërsa, për sa i përket vazhdimit të dialogut, mendoj se tani duhet të flitet për zhvillim të dialogut në dy nivele: Niveli i parë është që të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve që kanë mbetur pa u zbatuar, kurse ndërkohë të përgatitet një proces politik i nivelit të lartë me të cilin ne duhet hyrë në fazën e tretë, që dot ë jetë dhe faza përmbyllëse e dialogut me Serbinë.

Radio Kosova: Çfarë synoni të arrini në këtë fazë të tretë zonja Tahiri?

Edita Tahiri:Në këtë fazë përmbyllëse, synimi jonë është që të arrihet njohja reciproke mes dy shteteve. Për sa i përket përgatitjeve për këtë nivel, në instancat më të larta të institucioneve shtetërore, duhet të zhvillohen konsultat për formatin e dialogut dhe të delegacionit përfaqësues, e që unë mendoj se duhet të jetë niveli më i lartë i vendit dhe më gjithëpërfshirës, pra një delegacion gjithëpërfshirës, diçka e ngjashme siç ka qenë në bisedimet e Vjenës…

UBT

Radio Kosova: Po mendoni se dialogu duhet të vazhdojë në formatin më të lartë mes dy Presidentëve, të Kosovës dhe të Serbisë?

Edita Tahiri: Tani për këtë çështje brenda institucioneve tona duhet të merret një vendim se çfarë do të jetë përfaqësimi i Republikës së Kosovës në bisedimet e fazës përmbyllëse të dialogut me Serbinë dhe më pas ne do t’ia komunikojmë Brukselit edhe formatin, por edhe përmbajtjen e bisedimeve. Në fakt, siç e dini ka dy vjet që në i kemi paraqitur Bashkimit Evropian një dokument me ato që ne i konsiderojmë tema përmbyllëse në dialogun me Serbinë dhe ato tema fillojnë nga ajo e njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve, pastaj është demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, pra midis dy shteteve, pastaj është çështja e kompensimit për dëmet e luftës që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës si dhe çështja e ndarjes së pasurisë sipas parimit të suksesionit në kontestin e shpërbërjes së ish – Jugosllavisë.

Radio Kosova: Zonja Tahiri, a keni një ide kur mund të zhvillohet takimi i radhës?

Edita Tahiri: Për takimin e radhës ende nuk kemi njoftime nga Bashkimi Evropian, mirëpo në Kosovë ishte javën e kaluar menjëherë pas lirimit të zotit Haradinaj, drejtoresha e BE për Ballkanin, Angelina Eichhorst, e cila qëndroi këtu për konsulta lidhur me përgatitjen e takimeve të ardhshme. Sidoqoftë, për momentin nuk kemi një datë konkrete.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.