RCCOLA

Tahiri: Asnjë gjykatë nuk mund ta zbeh luftën e UÇK-së

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri tha sot se sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, Kosova do të jetë bashkëpunuese në planin ndërkombëtar, por asnjë gjykatë nuk mund ta zbeh luftën e UÇK-së sepse kauza e shqiptarëve të Kosovës ka qenë e drejtë.

“Kosova duke qenë një shtet reformatorë jo vetëm që është afruar më shumë me BE-në dhe NATO-n por edhe me politikat e fqinjësisë së mirë Kosova ka fuqizuar imazhin e saj, prandaj edhe roli i EULEX-it duhet të ndryshoj konform arritjeve që kemi në planin e forcimit të shtetit”, tha zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri.

RCCOLA

Ndërkaq sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale Tahiri tha se Kosova do të jetë bashkëpunuese në planin ndërkombëtar por asnjë gjykatë nuk mund ta zbeh luftën e UÇK-së sepse kauza e shqiptarëve të Kosovës ka qenë e drejtë.

Ndërkaq ish ministrja e jashtme e Shqipërisë, Arta Dade beson se në maturinë e autoriteteve të shtetit të Kosovës, Shqipëria do të kërkoj që të këtë gjykim të paanshëm. “Sepse epopeja e historisë së Kosovës dhe shqiptarëve në rajon nuk mund të njolloset”, deklaroi ajo.