RCCOLA

Tahir Dalipit i konfirmohet aktakuza

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Tahir Dalipi sipas aktakuzës dyshohet se në prill të vitit 2012 me paramendim dhe me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Liridon Dushica.

Prokuroria Publike e Qarkut në Gjilan ka ngritur aktakuzën ndaj Tahir Dalipit i cili dyshohet se më 28 prill 2012 në kafiterinë “Oops Bar” me paramendim dhe me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Liridon Dushica.

Aktakuza i është konfirmuar Dalipit dhe ai shumë shpejt pritet të ballafaqohet me dëshmitarët. Kjo ngjarje kishte tronditur opinion gjilanas andej edhe interesimi rreth zbardhjes së të vërtetës në veçanti nga familja-pala e dëmtuar është jashtëzakonisht i madh.

Mobi Casa

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Afrim Shefkiu, i akuzuari Tahir Dalipi dyshohet se në mënyrë dinake e ka nxjerrë briskun nga xhepi dhe e godet tri herë në regjionin e kraharorit në gjoks e në shpin në anën e majtë me ç`rast të njëjtit i shkakton plagë vdekjeprurëse, nga të cilat plagë edhe vdes në QKUK në Prishtinë, Liridion Dushica.

Tahir Dalipi akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, dhe ka mbi 8 dëshmitarë. Gjithnjë sipas aktakuzës Tahir Dalipi i ka pranuar në prokurori veprimet inkriminuese. Kurse Sylë Dushica, prindi i të ndjerit i është bashkëngjitur ndjekjes penale duke dyshuar se në këtë konflikt janë të implikuar edhe Artan Maliqi dhe Veton Behluli. /rajonipress/