KKVITI

“Tages Anzeiger” për Preshevën: Serbët dhe shqiptarët janë duke luajtur me zjarr

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Bernë – Gazeta autoritative zvicerane “Tages Aizenger” në një shkrim dedikuar zhvillimeve të fundit në Luginën e Preshevës të titulluar: Serbët dhe shqiptarët janë duke luajtur me zjarr (“Serben und Albaner spielen mit dem Feuer”, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

“Në kohën e konfliktit mes forcave të armatosura serbe dhe atyre shqiptare në Luginën e Preshevës me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe BE-së u akordua lënia e armëve, duke ka përfunduar konflikti me një amnisti për të gjithë rebelët shqiptarë. Por, përkundër kësaj marrëveshje nuk janë zgjidhur problemet atje. Për c’tensionimin e kësaj situate ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe BE-së janë angazhuar që ditëve të ardhshme për të negociuar me të dy palët, në mënyrë për të parandaluar shpërthime të reja të dhunës.” shkruan në fillim gazeta zvicerane “Tages Aizenger”.

Në qytetin jugor të Serbisë të Preshevës popullata shumicë shqiptare kishin ndërtuar një monument të rebelëve që Beogradi e kundërshtonin dhe ishte përcaktuar për heqjen e tij, gjendje kjo e cila është nxehur edhe më shumë në mes të serbëve dhe shqiptarëve.

Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka pohuar para medieve, se qeveria serbe nuk është duke treguar “asnjë respekt për dëshmorët e kombit shqiptar. Prishjen e dhunshme e monumentit në qytetin jugor serb të Preshevës është një provokim i të gjithë shqiptarëve në kërkimin e tyre të sinqertë për paqen dhe stabilitetin në rajon.”

Ndërsa kryeministri tjetër, ai i Serbisë Ivica Daçiç kishte paralajmëruar shqiptarët e Luginës së Preshevës shumë ditë më parë për prishjen e monumentit. I ngrirë që prej trazirave civile në vitin 2000 dhe 2001 konflikti nacional sërish kërcënon të jetë e nxehtë.
Për Beogradin, situata është e qartë: Monumentit i mermertë me emrat e 27 rebelëve shqiptarë të rënë është “një provokim i terroristëve shqiptarë”. Ndryshe për shqiptarët ata janë dëshmorë dhe heronjtë të konsideruar si “luftëtar çlirimtare” të cilët kundërshtuan regjimin e serbëve para më shumë se 12 vjet. Kur është fjala për ish-pjesëtarët e UÇPMB-së, sipas gazetës zvicerane Tages Aizenger “.

Fundamenti

Në kohën e konfliktit të armatosur mes forcave të armatosura serbe dhe atyre shqiptare në Luginën e Preshevës me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe BE-së u akordua lënia e armëve, duke ka përfunduar konflikti me një amnisti për të gjithë rebelët shqiptarë. Por, përkundër kësaj marrëveshje nuk janë zgjidhur problemet atje.”

Shqiptarët përfaqësojnë rreth 100.000 njerëz në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, qytetarë këta si shumicë lokal në Jug të Serbisë (Die Albaner stellen mit knapp 100’000 Menschen in den südserbischen Städten Presevo, Bujanovac und Medvedja die örtliche Bevölkerungsmehrheit. ) .

Rajoni është i njohur si një mjedis më i varfër dhe më i pazhvilluar në Serbi. Shqiptarët e këtyre viseve vite më parë përmes një votim gjithepopullor pothuajse unanimisht ishin përcaktuar për shkëputjen nga Serbia dhe lidhjen e saj me Kosovën fqinje.
Ditëve të fundit fund të udhëheqësit politikë të Luginës së Preshevës kanë kërkuar ndihmë dhe mbështetje nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina. Ish- komandantët dhe ushtarët e UÇPMB-së përmes mediave shqiptare kishin dërguar mesazhe poqese injorohet dialogu ata mund t’i “marrë përsëri armët në duart e tyre.”

Ditë më parë pala kosovare ka ndaluan presidenti serb, Tomislav Nikoliq, të hyjë në Kosovë. Presidenti nacionalist kishte planifikuar për të vizituar manastirin mesjetar serb të Graçanicës, qytezë kjo afër Prishtinës. Por Nikoliq është refuzuar, ku qeveritarët kosovar janë përgjigjur se “presidenti serb mund të vijë në Kosovë vetëm atëherë kur edhe ne nga Prishtina do të vizitonim Preshevën.”, transmeton agjencia e lajmeve “Preshevva Jonë”.