Uji Dea

”Ta pastrojmë Kosovën ” eliminon disa nga deponitë ilegale të mbeturinave në Viti

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në kuadër të aksionit ”Ta pastrojmë Kosovën” e cila po zhvillohet edhe në Viti janë eliminuar disa deponi ilegale ku janë hequr 5 kamion me mbeturina si dhe rreth 1000 thasë mbeturina të amvisërisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi para hapjes së iniciativës qytetare ”Ta pastrojmë Kosovën” ,tha se pastrimi bëhet me qëllim të përmirësimit të shëndetit të fëmijëve, të rriturve si dhe largimi i mbeturinave nga rruga.

Ai tha se institucionet po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që të largojnë këto mbeturina.” Po bëjmë përpjekje të vazhdueshme për t`i larguar këto mbeturina, por ato dalin në mënyrë jo të rregullt dhe njëherit ftoj qytetarët që të marrin sot pjesë në këtë aksion i cili është në interesin tonë të përbashkët” u shpreh Arifi.

Ai theksoi se është me rëndësi që qytetarët t`i kushtojnë vëmendje të posaçme ruajtjes së mjedisit dhe se për këtë sipas tij edhe institucionet lokale të Vitisë po bëjnë gjithçka që qytetarëve të ju ofrohet një mjedis sa më i pastër.

Hidromorava

Ndërsa Besarta Osmani koordinatore e iniciativës qytetare ”Ta pastrojmë Kosovën” për Komunën e Vitisë tha se në orët e pasditës në këtë aksion kanë marrë pjesë rreth 500 vullnetarë në mesin e të cilëve ishin edhe Punëtorë të Administratës Komunale, FSK-së,nxënës, përfaqësues të OJQ-ve, Koordinatorë të fshatrave, Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe banorë të lokaliteteve të ndryshme.

Ajo ka thënë se deri me tani në këtë komunë janë larguar 5 kamionë mbeturina të ngurta dhe rreth 900-1000 thasë mbeturina të amvisërisë. Osmani gjithashtu tha se sot janë eliminuar disa prej deponive ilegale të mbeturinave si në fshatrat Skifteraj, Sllatinë e Poshtëme, Pozheran etj.

Osmani falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë aksion, por edhe vullnetarët të cilët kanë dhënë në dispozicion mjetet e tyre transportuese për t`i larguar mbeturinat. Ajo tha se në veçanti është për tu përshëndetur gatishmëria e banorëve të fshatrave Ramjan dhe Budrikë të cilët masovikisht ju kanë përgjigjur këtij aksioni. Osmani gjithashtu ju bëri thirrje qytetarëve që ta mbrojnë ambientin dhe të mos hedhin mbeturina në vendet e gabuara. Në pastrimin e qytetit të Vitisë ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës Nexhmedin Arifi, Drejtorët e Drejtorive por edhe 51 punëtorë të Administratës Komunale. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.