Fundamenti

Ta mbrojmë monumentin së bashku

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryesia e Lëvizjes së Progresit Demokratik, me shqetësim është duke i përcjell zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës, të cilat kanë marrë përmasat e një kërcënimi serioz për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Provokimet e kreut shtetëror të Beogradit për rrënimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, ka nxitur reagimet e shqiptarëve jo vetëm në Luginën e Preshevës, por edhe të institucioneve më të larta në Shqipëri e Kosovë.

Reagimet shqiptare për ta mbrojtur monumentin e lirisë, janë një zë i fuqishëm i unitetit shqiptar, por edhe një mbështetje morale për spektrin politik dhe institucional në Luginën e Preshevës për të vepruar si një trup i vetëm thuhet në reagimin e LPD-së.

Mobi Casa

“Pushteti aktual i Beogradit, kërkon me forcë rrënimin e lapidarit të UÇPMB-së në qendër të Preshevës, ndërsa lejon ngritjen e një lapidari në Bujanoc për forcat e sigurimit serb të ish Millosheviqit, të rënë gjatë proceseve luftarake në Luginë. Këto provokime nga më të rënda, që nga përfundimi i luftës në këtë rajon, kanë zënë në gjumë faktorët ndërkombëtarë, të cilët ishin pjesë e dialogut për arritjen e marrëveshjes paqësore në Luginë dhe të disa individëve, mjerisht, shqiptarë, të cilët për interesa të ngushta pushtetare shantazhojnë kërkesat legjitime të popullit shqiptar, në trojet e veta etnike”, thuhet në reagimin e LPD-së.

LPD kërkon urgjentisht mbajtjen e një seancat të përbashkët të këshilltarëve shqiptarë, në mënyrë që të dëgjohet zëri i këshilltarëve shqiptarë, në instancat më të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, për të gjitha ato padrejtësi, të cilat po i ushtron Beogradi zyrtar, ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, u tha mes tjerash në mbledhjen e kryesisë LPD-së, të udhëhequr nga kryetari i saj Jonuz Musliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.