Tё traumatizuarit e degёs sё LDK-sё nё Gjilan

Nga Riad Rashiti – Sipas studimeve mjekësore, simptomat e traumave mund t’i shfaqen njё individi i cili mund tё ketё qen viktimë e njё torture, pjesëmarrje nё luftё, aksident, persekutim, humbje e njё tё dashuri, dёshtimit, ndarjes etj…
Simptomat mё tё zakonshme janё: Ankthi gjatё rikujtimit tё ngjarjes, ёndrra tё frikshme, si rezultat ku personi priret t`i shmanget tё gjitha situatave apo vendeve tё cilat i rikujtojnë ngjarjen. Simptoma si kufizime nё jetёn e pёrditshme, ndёrprerjen e marrёdhёnieve me shoqёrinё, ose njё pjese tё mirё tё saj, mbyllje nё vetvete, vёshtirёsi gjatё kontakteve ndёrpersonale, vёshtirёsi nё pёrjetimin e njё ndjenje, mungesё e theksuar e vёmendjes, i papёrqendruar, ndjenje e theksuar pesimizmi, ndjehet si i pashpresё, pagjumёsi ose gjumё jo tё rehatshёm, humor jo i ekuilibruar i shoqёruar shpesh me nervozizёm, ndjenja tё shpeshta tё frikёs sikur dikush ёshtё duke e ndjekur apo pёrgjuar.
Shpjegimi shkencor lidhur me traumёn, ndёrlidhet dhe pasqyron situatёn e cila gjendet udhёheqёsia e degёs sё LDK-sё (Lidhja Demoralizuese e Kosovёs) nё Gjilan, e cila nё mёnyrё tё pakontrolluar sjellet para opinionit publik.
Ky grup i tё traumatizuarve janё shumё mirё tё njohur pёr qytetarёt tanё dhe e dinё fare mirё se kёta pёrveq mos pjesmarrjes nё luftё, kanё kaluar nёpёr shumё ngjarje tё rёnda, kanё dёshtuar nё shumё aspekte, kanё humbur tё dashurin e tyre i cili falё intelektualitetit tё tij politik, e ka mbajtur kёtё degё nё pushtet disa vite, kanё kaluar nёpёr njё ndarje tё madhe, por ka edhe disa arsye pёr paraqitjen e simptomave tё traumave te kjo kryesi e lodhtё e degёs sё LDK-sё.
Andaj, si pasojё e kёsaj tё kaluare tё tyre, sot kjo kryesi opozitare nga mos puna e tyre, po i rikujtohen ngjarjet e vёshtira, janё mbyll ndaj qytetarit (pёrveq pallavrave tё tyre qё i paraqesin nёpёr media), shprehin vёshtirёsi nё komunikim, i mungon koncentrimi dhe vёmendja, janё tepёr pesimist pёr tё ardhmen e tyre politike, disi ndjehen tё pashpresё, kanё shprehje tё lartё tё nervozizmit politik, nё fytyrat e tyre shihet njё llojё frike e pakuptueshme, sikur dikush po i pёrndjek apo po i pёrgjon.
Dega e LDK-sё kanё humbur krejt shpresёn se do mund tё vijnё nё pushtet, sidomos pas procesit zgjedhor qё kaloi partia nё pushtet PDK-ja. LDK-ja qysh nё vitin 2009 e ka humbur edhe vendin e parё si parti opozitare nga VV, tani ka frikё serioze se mund tё mbetet edhe pa pozitёn e opozitёs, vёrtet mund tё jetё edhe mё keq!!!
Shkurt nga e kaluara e LDK-sё nё Gjilan!!!
Kah me ia nis? Problem! Hajt sё pari politikisht. Deri nё vitet e 1999 gjatё dhjetё viteve kёta njerёz qё sot udhёheqin degёn e LDK-sё kanё kontribuar pёr mbijetesёn e institucioneve tona ndaj pushtuesit serb, por pёr keqpёrdorimet e tyre financiare edhe sot ёshtё aktualizuar fondi i 3 pёrqindёshit, ku dikush miliona euro ka keqpёrdorur, ndёrsa disa nga kёta nё Gjilan me dy zero mё pak.
Pas luftёs, LDK-ja ka qenё nё pushtet plot 7 vite, ku politikisht asnjё proces pozitiv nuk e kanё shtyrё te para, por mbahet mend procesi i decentralizimit tё Kosovёs dhe i sakatimit tё Gjilanit nga i famshmi “Luta”, i cili shkonte e vinte nё negociata dhe tregonte rezultatin qё kinse e fitonte 1 me 0, 2 me 0, por nё fund tё lojёs Gjilani e mori autogolin nga ai.
Çfarë tjetёr politikisht bёri kjo parti dhe kjo degё? Nё procesin zgjedhor nё LDK u ndan e u coptuan pikё e pesё, luftuan si mos mё keq mes veti, LDK-ja me pushtet nё qeveri, ndёrsa LDD-ja (Lidhja Demokratike e Dёshtuar) me pushtet nё Komunё, a e mbani mend ore burra e burrёnesha çka ka pas ndodhё? Sa bllokada financiare, sa sanksionet, sa luftё mediatike kishin ata nё mes veti, sa korrupcioni, e hajnia nga mosguximi i ballafaqimit, sepse shpesh herё te rrushi u takojshin bashkё LDK dhe LDD.
Por si vepruan nё pushtet kёta burra tё degёs sё LDK-sё nё Gjilan?
Pozita tё larta dhe tё rёndёsishme nё qeverinё e Kosovёs, nё Komunё po ashtu, por çfarë kontribuan ata pёr Gjilanin e tyre, cilat projekte i mbajnё nё mend qytetarёt sot? Vёshtirё tё thuhet diçka përveç procesit tё privatizimit qё anёtarёt e kryesisё qё sot janё, investuan dhe blenё fabrika pa asnjё lek, sepse vetёm nga materiali i gatshёm qё e kanё gjetur nё fabrikёn e radiatorёve kanё paguar çmimin e blerjes nga AKM (Agjensioni Korruptues Maksimal), ndёrsa pas privatizimit larguan qindra tё punёsuar nga kjo fabrikё, ky proces ёshtё i freskёt.
Tёrmeti nё Gjilan ishte i frikshёm pёr qytetarёt, por qё i sjelli shumё buzёqeshje anёtarёve tё kryesisё sё LDK-sё, dhe biznesmenёve qё i financonin ata, u keqpёrdorёn miliona euro duke vjedhur qytetarin e Gjilanit.
Pushteti i LDK-sё dhe i LDD-sё i gёzonte aktivistёt kur i punёsonin me konkurs e pa tё, me kritere e pa to, me kushte e pa to, por e rёndёsishme se u gёzonin edhe familjet e anёtarёve tё kryesisё sё LDK-sё, sepse tё punёsuarit i qarrosnin me ndonjё pushim tё shkurtёr veror apo dimёror.
Zyrtarёt e LDK-sё tё mёsuar nga “liderёt” e tyre, ishin mё tё pa “zarar”, pёrveq qё nuk pushonin asnjёhere ditё dhe natё, por i kishin kushtet e mira, shpenzimet dhe veturat zyrtare qё i pёrdornin pёr nevoja personale, familjare, biznesore, bujqёsore, rradhё herё edhe flenin nё to, por sigurisht pas ndonjё dasme qё shkonin me vetura zyrtare.
Dega e LDK-sё sot!
Nё gjendje tё papёrballueshme, me problem tё brendshme organizative, nё vёshtirёsi me procesin e tё “ri-kthyerve” nё LDK, tё cilёt e kanё destabilizuar kёtё degё. Anёtarё tё kryesisё sё LDK-sё po dёnohen, burgosen edhe sot pёr hajni dhe korrupsion, pёr keqpёrdorime, pёr mashtrim dhe vjedhje tё pacientёve nё spitalin e Gjilanit duke i detyruar ata tё paguajn jashtёligjshёm. Ish-drejtori i QKMF-sё gjendet nё vuajtje tё dёnimit me burg. Kёshilltarёt e Kuvendit Komunal, sot nuk respektojnë ligjet dhe vendimet e Komunёs nё Gjilan, nga aktiviteti i tyre biznesor, bёjnё tejkalime ligjore duke cenuar rёndё hapёsirёn e qytetarёve tё Gjilanit nga ndёrtimet e egra.
LDK-ja sot, duke shikuar nga pushteti qendror dhe komunal pёr angazhimin maksimal pёr tё arritur rezultate tё mёdha nё tё gjitha fushat, tё vlerёsuara lart nga mekanizma kombёtar e ndёrkombёtar, herё pas here spikerёve tё LDK-sё, pёr çudi sikur po i fshihet e kaluara e keqe e tyre, sikur po dalin nga zymtёsia qё e kanё brenda, dhe fillojnё kinse po akuzojnё dike nga pushteti, bile dhe duke e vlerёsuar pёr nga niveli.
Por shtrohet pyetja, sot a ka tё akuzuar ndonjё tё pushtetit nё Gjilan pёr vjedhje, korrupsion, keqpёrdorim, a ka tё gjykuar dhe tё burgosur? Sigurisht qё jo, sepse PDK-ja dhe kuadrat e saj nuk janё ashtu si llomotitin tё shtuneve nё edicionet e lajmeve shkel e shko.
Vёrtet ёshtё shqetёsuese situata e tё traumatizuarёve nё degёn e Demoralizuasve nё Gjilan.
(Autori ёshtё drejtor i Zhvillimit Ekonomik nё Komunёn e Gjilanit)