Lulja e çelur
Nga Arben Kurteshi – Kosova është si lule e çelur që kërkon rrezet e diellit dhe kujdesin për të rritur rrënjë të thella e degë të fuqishme.
Të ndërtojmë shtigje e ura që lidhen përtej maleve, lumenjve e brigjeve, ku zemrat e njerëzve dhe tregjet takohen.
Dardania e bekuar, e përgatitur të kërkoj investitorë të rinj me zemër të hapur, kërkon besimin e tyre, duke ofruar të gjitha kushtet ligjore, infrastrukturore, sociale – që ata të ndihen si në shtëpi.
Vetëm kështu, kapitali do të rrjedhë lehtësisht në vend, duke shndërruar ekonominë tonë në një lumë të fortë e të vrullshëm që ushqen çdo cep.
Synimi ynë është të lidhim Dardanin me botën, të japim krahë eksporteve tona, të tregojmë cilësinë e asaj që prodhojmë e përpunojmë këtu, dhe të bëhemi burim krenarie.
Në rrugët e hapura për tregti e në fushat pjellore të Kosovës, bujqësia dhe turizmi gjejnë jetë të re; dhe rinia jonë, e ndriçuar nga drita e arsimit, përgatitet për të ndërtuar të ardhmen.
Në Kosovën e së nesërmes, drejtësia dhe besimi janë themele të forta. Kjo është një tokë ku çdo qytetar gjen një vend pune dhe një jetë me dinjitet; ku askush nuk largohet për një të ardhme më të mirë, sepse ajo e ardhme lulëzon këtu, në atdhe.
Duke ndjekur energjinë e diellit e të erës, ne sigurojmë një frymë të pastër dhe një horizont të gjelbër për gjeneratat e ardhshme.
Me guxim dhe përkushtim, ne rrisim Kosovën krah për krah me botën, në një zhvillim që nuk njeh kufij, as frikë, por që forcon rrënjët e këtij vendi të bekuar./rajonipress/