ARKATANA

Szunyog: Vrasja e policit në Serbi dhe Banjska, dy raste janë krejtësisht të ndryshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili është në përfundim të mandatit të tij, ka folur për përpjekjet e Serbisë që të krahasojë sulmin terrorist në Banjskë me vrasjen e një polici serb nga një i arratisur nga burgu kosovar.

Ai në një intervistë për T7 thotë se për BE-në këto raste janë krejtësisht të ndryshme dhe e potencon se grupi i sulmit terrorist në Banjskë ishte i organizuar.

ARKATANA

“Ato dy raste janë krejtësisht të ndryshme dhe mendoj se nuk duhet të krahasohen për ne. Veprimtaria e grupit kriminal të Banjskës ishte e organizuar. Por Banjska u krye qartazi nga një grup i mirorganizuar kriminal dhe kjo vërtetohet nëse shikoni madhësinë në numrin e personave të përfshirë, numri i makinave të konfiskuara, numri i armëve dhe municioneve. Kjo nuk është qartësisht e krahasueshme me aktivitetet e një individi, qartësisht dihet se ka qenë një kriminel dhe i cili pak më parë është arratisur nga burgu”.

Më 19 korrik, autoritetet serbe thanë se e kishin është vrarë Faton Hajrizin, i dyshuari për vrasjen e një polici në Serbi dhe plagosjen e një tjetri. Që nga 6 korriku, Faton Hajrizi kishte qenë në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pasi ishte arratisur nga burgu i Smerkonicës./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.