Fundamenti

Szunyog: Kosova dhe Serbia s’kanë filluar implementimin e obligimeve nga marrëveshja e detyrueshme

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë filluar implementimin e obligimeve që dalin nga marrëveshja e detyrueshme në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media së bashku me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, pas dorëzimit të Raportit për Vendin 2023 nga Komisioni Evropian, Szunyog ka thënë se fatkeqësisht bota është në kohë sfiduese për shkak të luftës në Ukrainë, e pastaj edhe lufta në Gaza dhe situatës së rëndë gjeopolitike dhe sipas tij zgjerimi është një prej veglave kryesore ë BE-së, për t’u përballur me këtë mjedis sfidues.

Szunyog ka thënë se Komisioni Evropian ka propozuar një plan të ri financiar si pjesë e një mekanizmi të ri financiar për të lehtësuar konvergjencën ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe standardeve ekonomike të BE-së, gjithashtu pre të bërë incentivat financiare që zgjerimi i BE-së të ndodhë sa më shpejtë.“Edhe Kosova dhe Serbia ende nuk kanë filluar të implementojnë obligimet që dalin nga marrëveshja e detyrueshme në rrugën e tyre drejtë BE-së. Anëtarësimi në BE është çështje strategjike dhe këtu përshtatja e vlerave të Kosovës me politikat e sigurisë së jashtme vlerësohet. Po ashtu keni paraqitur zgjedhjen tuaj strategjike duke implementuar reformat e reja. Në veçanti agjenda e reformës drejtë BE-së është me rëndësi, po ashtu stabiliteti politik i Kosovës ka lejuar të implementohet një pjesë e mirë e legjislacionit. Sidoqoftë mosbashkëpunimi mes partive dhe mospajtimet ndërmjet mazhorancës vazhdon të sfidojë punën e Kuvendit. Rekomandimet e vitit të kaluar për reformën në administratën publike nuk janë implementuar mjaftueshëm”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se meqenëse Kosova mbetet në fazë të hershme të zhvillimit të sistemit gjyqësor duhet edhe më tutje t’i fuqizojë veglat duke mbrojtur integritetin, llogaridhënien pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor.Sipas tij, raporti rekomandon që Kosova të bëjë më shumë në përpjekje për të implementuar legjislacionin kundër korrupsionit që është miratuar kohëve të fundit.Ka shtuar se sa i përket financimit të krimit të organizuar, Kosova duhet të bëjë hetime më prokative dhe duhet të punojë në konfiskimin e aseteve të jashtëligjshme.

UBT

Ambasadori i BE-së në Kosovë ka deklaruar se kapacitetet për monitorim të politikave dhe legjislacionit janë përmirësuar, ekonomia ka shënuar qëndrueshmëri por ende ka nevojë që të trajtohen disa sfida afatgjata.

“Sa i përket konkurrueshmërisë dhe rritjes ekonomike ka bërë progres, në agjendën e gjelbër dhe infrastrukturën rrugore janë bërë përmirësime. Sa i përket tregtisë Kosova ka bërë progres. Mirëpresim progresin e Kosovës në reformat drejtë anëtarësimit në BE duke shikuar mundësitë që nuk duhet të ketë hapësirë për mospajtime për miratimin e reformave. Kosova është e përgatitur mesatarisht në prokurimin publik, qarkullimin e mallrave, politika monetare dhe ekonomike”, ka thënë ai.

Ndërsa zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se Kosova më shumë ka nevojë për mbështetje se sa për kushte.“Ky është raporti i parë pas aplikimi për anëtarësim në BE. Raporti përgëzon Kosovës për politikën e saj të jashtme. Kosova për shkak specifikave të saja gjendet mbrapa në rrugën e saj drejte BE-së dhe për këtë Kosova ka nevojë për mbështetje shtesë nga BE e assesi për kushte e parakushte”, u shpreh Bislimi.