Hidromorava

Synon postin e kryeministrit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, për herë të parë prej marrjes së drejtimit të partisë, ka shpalosur ambicien e tij për të kandiduar për kryeministër të Kosovës, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Po, do të kandidojë për postin e Kryeministrit”, ka deklaruar Mustafa, në emisionin Rubikon të KTV-së.

Kreu i LDK-së ka thënë se nuk mund të thotë ende nëse synon edhe një mandat në Prishtinë. Ai ka thënë se nëse mbahen zgjedhjet e përgjithshme më herët se ato vendore, synimi i tij është që të bëhet kryeministër. E për Prishtinën, ka thënë se do te vendoset me kohë.

Në këtë intervistë Mustafa ka folur edhe për arrestimin e Enver Sekiraqa, i cili sipas tij, nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë lidhje me LDK-në. Kreu i partisë opozitare është shprehur se prej që ai është kryetar i LDK-së nuk ka pasur asnjë lidhje me Enver Sekiraqen, e as në kohën e Fatmir Sejdiut, pasi ka pasur bashkëpunim shumë të afërt me të.

“Mendoj që s’ka pasur, s’kam informata që Sekiraqa ka pasur lidhje me LDK-në, as para se unë ta marr kreun e LDK-së e as tash. Sejdiu ka qenë parimor dhe nuk ka dashtë që LDK-ja të inkriminohet me grupe kriminale, këtë e di sepse kam qenë bashkëpunëtor me të dhe nuk ka pasur lidhje me grupe të tilla”, ka thënë Mustafa në Rubikon,citon Korieri.

Mustafa ka folur edhe për arrestimin e kryesuesit të Asamblesë së Kuvendit Komunal të Prishtinës Sami Hamiti, duke thënë se ai nuk ka nevojë të jap dorëheqje, pasi hetimet nuk janë duke u penguar.

ZN

Sipas tij, asnjëherë nuk është marr vendim për ndërrim të parcelave për të cilat flitet, por sipas tij, çka flitet në telefona ai s’mund të them, por “Hamiti asgjë jashtë ligjshëm s’ka bërë”.

Duke mos dashur të thotë drejtpërdrejt, Mustafa është shprehur se me këto arrestime po dërgohen mesazhe kërcënimi tek ata që punojnë.

“Jo s’mund të them të drejtpërdrejtë, por e shoh një ambient jo të shëndosh, që dikush të mendoj dhe punoj politikisht ashtu si të donë”, thotë Mustafa.

Ai thotë se çështjet morale nuk duhet të përzihet me çështjet ligjore.