United Hospital

Synimi i madh

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Arben Kurteshi – Idealin, vizionin e vullnetin tonë për arritje, s’mundi ta ndryshojë as ta ndalë, as një fuqi nga jashtë. Përpjekjet u arritën e dëshira u plotësua me arritjen e lirisë. Arritja e lirisë ishte rezultat i fuqisë së mendësisë, synimit, sakrificave, përpjekjeve dhe vendosmërisë së palëkundur në përmbushjen e dëshirës tonë të zjarrtë për LIRI.

Në dy dekadat e fundit, humbësit e pushtetit argumentojnë se vendi përparojë shumë, derisa fituesit e pohojnë të kundërtën, vendi dështojë shumë.

Këto janë pikëpamjet nga dy këndvështrime të ndryshme e që nuk qëndrojnë; as nga humbësit e as nga fituesit; sepse kemi dhe pikëpamjen e këndvështrimit të tretë, që nuk kanë aftësi ta shohin asnjëra palë, përmes syzeve pushtetare.

Janë bërë arritje në ndërtimin e godinave të bukura shkollore, argumentojnë humbësit; dhe pikërisht në brendësi të këtyre godinave cilësia e të arriturave arsimore pranohet kryesisht për punësim në punë krahu nëpër vendet perëndimore; e cila përshkruan dhe u jep të drejt argumenteve të fituesve të fundit, që thonë nuk u arrit gjë në vend.

Rrethanat e krijuara në arsimin tonë nuk janë gjë tjetër pos një pasqyrë që tregon se çka është mbjellur dhe kultivuar deri sot❗️Moszgjidhja e mosmarrëveshjes me sindikatat nga ana shtetërore, gjatë gati tre muajve të verës, e tërheq edhe vet shtetin zvarrë dhe e bën pjesë të problemit.

MËSIMI DUHET TË FILLOJË.

Është ndërtuar aeroporti i bukur modern me standarde gati evropiane çka përshkruan bukur argumentet për arritje të humbësve; por mu nga ky aeroport ikin me të madhe 20’000-30’000 të rinjë kryesisht për punë krahu në perëndim, në mungesë të vendeve të reja pune dhe që përshkruan shumë bukur argumentin e fituesve të fundit; se nuk është arritur gjë nëse ik pjesa më vitale më e ndjeshme dhe vendimtare e popullit, dhe që është indikatori kryesorë për zhvillimin e vendit E tjera….!

Pra, vendi është zhvilluar aq shumë, saqë mbesim të radhitur në fundin e listës së vendeve të kontinentit më të pasur në botë Evropën.

HW

-Pse ne e arritëm të paarritshmen lirinë; dhe nuk mund ta arrimë të arritshmen zhvillimin ekonomik.

Sepse ideali i zemrës dhe vizioni i mendjes së pushtetarëve të derisotëm është emëruesi i përbashkët, që nuk lidhet drejtpërdrejt me arritjen e zhvillimit; por se synimi i kryesorë drejt arritjes është PUSHTETI.

Pra, pushteti është qëllimi i parë dhe ideali e vizioni i kryesorë e drejtpërdrejt në arritje❗️ Zemra nuk njeh rrugë tjera pos asaj direkte.

Lirinë e arritëm sepse liria ishte para së gjithave dhe mbi të gjitha, ideali i zemrës dhe vizioni i mendjeve të të gjithë shqiptarëve ishte i lidhur direkt me synimin dhe arritjen e lirisë. Jo indirekt dhe përmes pushteteve.

Nuk ka fuqi që mund ti përballojë dhe ta ndalë synimin e drejtpërdrejt të idealit të zemrës drejt arritjes; sepse fuqia e lidhshmërisë direkte e idealit të zemrës dhe vizionit të mendjes është mbi të gjitha.

Derisa synimi i parë është arritja e pushtetit dhe më pas zhvillimi, arritja është shumë më e ngadalshme më e zbehtë dhe ndoshta e paarritshme.

Vetëm udhërrëfyes dhe liderë që kanë ideal zemre dhe vizion mendje të përbashkët me popullin, e që synimi kryesorë e direkt është zhvillimi i vendit dhe jo pushteti; dhe që ideali i zemrës dhe vizionin e mendjes, përpjekjet, sakrificat e vendosshmërinë e palëkundur e kanë në harmoni me synimin për arritje; mund të bën fuqinë e nevojshme për zhvillimin e shpejt të vendit në nivel evropian e përtej./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.