Eko Higjiena

Synimet për vitin 2013 – edukimi i vazhdueshëm profesional

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtori i spitalit Abdylatif Latifi tha se në vitin 2012 ka arritur të zvogëloj shpenzimet duke hequr mëditjet për stafin menaxhues dhe duke reduktuar shpenzimet në karburante e telefona. Për vitin 2013 thotë se synim kryesor ka edukimin profesional dhe përmirësimin e infrastrukturës spitalore.

Spitali i Gjilanit gjatë vitit 2012 ka pasur një punë intensive duke kryer mbi 2115 operime vetëm në Gjilan derisa kanë transferuar për në QKUK 345 pacientë. Drejtori i spitalit Abdylatif Latifi tha për rajonipress se vizita kirurgjike ka pasur rreth 4440 pacient derisa në departamentin e internos ka pasur 28921, kurse kanë lindur 2190 fëmijë.

Latifi tha se synimet për vitin 2013 janë edukimi i vazhdueshëm profesional, kompletimi i aparaturës diagnostifikuese, krijimi i protokolleve, përmirësimi i infrastrukturës spitalore, promovimi i punës ekipore, fuqizimi i implementimit në shëndetësi.

KKVITI

Latifi tha se për të zvogëluar shpenzimet ka marrë disa masa reduktuese siç janë heqja e mëditjeve për stafin menaxhues, reduktimin e shpenzimeve dhe harxhimeve me karburant për veturat zyrtare, heqjen e shpenzimeve për telefonat fiks e mobil për stafin menaxhues.

Latifi tha se tani pikën e kontrollit në hyrje dhe dalje të spitalit e menaxhon vet spitali ku vetëm për dy muaj janë inkasuar 7000 euro./rajonipress/