RCCOLA

Syneti dhe dobitë shëndetësore

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Syneti, largimi i lafshës së penisit, mbron shëndetin e njeriut në shumë aspekte, që nga parandalimi i infeksioneve, deri te parandalimi i kacereve që lidhet me organet urogjenitale.

Janë një varg studimesh që janë bërë rreth synetit, dhe ato shpesh kanë rënë ndesh me njëri-tjetrin. Disa studime kanë treguar rezultate pozitive, ndërsa të tjerat i kundërshtojnë ato.

Por, sipas Akademisë Amerikane të Pediatërve, përfitimet nga syneti janë të shumta, edhe pse ata nuk thonë se syneti është domosdoshmëri mjekësore.

KKVITI

Pediatrit amerikanë kanë konstatuar se syneti parandalon infeksionet e traktit urinar te foshnjat, si dhe parandalon kancerin e penisit te meshkujt e rritur.

Të bërit synet zvogëlon edhe rrezikun e sëmundjeve që barten seksualisht. Ekzistojnë të dhëna që syneti ndihmon në zvogëlimin e kancerit cervikal te partnerët seksual femëror, si dhe zvogëlon infeksionet dhe ënjtjet e padëshirueshme.(express)