Fundamenti

Sylvinho tregon pse nuk e aktivizoi Mirlind Dakun në asnjërën nga miqësoret

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mirlind Daku nuk luajti asnjë minutë në dy miqësoret ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit, ku për këtë ka folur përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho.

Ai ka treguar se e kishte në plan ta aktivizonte Daku ndaj Azerbajxhanit, për 20 apo 30 minuta. Sylvinho në konferencën për shtyp pas ndeshjes ka thënë se zëvendësimi i Berat Gjimshitit dhe Mario Mitajt ia ndryshuan planin.

“Për fat të keq, prej dy muajsh kishim planifikuar këto miqësore dhe kërkuam që të bënim 11 zëvendësime, por UEFA nuk na lejonte dhe janë 6 zëvendësime dhe nuk bëhet. Pastaj në dhomat e zhveshjeve pamë që Gjimshiti dhe Mitaj ishin pak të lodhur dhe kërkuan zëvendësim dhe të ndryshon gjithçka”.

FITORJA

“Daku është një lojtar që ishte për të hyrë, sot duhej të hynte në fushë 20-30 minuta. Por problemi ishe ky. Pastaj pamë që ndonjë lojtar kishte ndonjë të papritur dhe për fat të keq nuk luajti”.

“Programi ishte që të hynte në fushë, ai është lojtar që te ne ka mundësinë të bëjë diferencën, është i fortë, në zonë bën luftë. Më vjen keq për të, për zëvendësimet”, ka thënë Sylvinho. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.