FITORJA

Sylvinho: Jemi rritur shumë, duam ta shfrytëzojmë këtë mundësi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sylvinho, trajneri i Kombëtares shqiptare, ka dhënë një intervistë për italianen Corriere della Sera, aty ku u ndal tek “Euro 2024” dhe sfida e parë ndaj Italisë (15 qershor).

“Është e drejtë që Italia cilësohet favorite në ndeshjen ndaj nesh, por futbolli është i çmendur. Kështu që gjithçka mund të ndodhë”.

Grupi B ku bëjnë pjesë Italia, Shqipëria, Spanja dhe Kroacia, është cilësuar me të drejtë si më i forti dhe vështiri në Evropianin e Gjermanisë.

KV

“Nuk e pritëm keq faktin që ramë në këtë grup, pasi duam të përballemi me më të mirët. Ne jemi një Kombëtare e re, dhe është vetëm hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në Europian. Pas debutimit në ‘Euro 2016’ me Di Biasin. Shqipëria është rritur shumë, por duhet të mësojmë sa më tepër. Jemi të karikuar në maksimum, të gjithë ne duam ta shfrytëzojmë këtë mundësi”.

Nuk mungon një batutë për Roberto Mancinin, teknikun aktual të Arabisë Saudite, i cili udhëhoqi Italinë drejt fitimit të Euro 2020. Sylvinho ka qenë ndihmësi i tij tek Interi.

“Pasi u hodh shorti mendova: ‘Falë Zotit Mancini nuk është më në pankinën e Italisë… ‘. Do të ishte e çuditshme të përballesha me të. Do të jetë e vështirë për ne ndeshja kundër Italisë. Si brazilian që jam, Italia më ka bërë të qaja në 1982 me Paolo Rossin. Por e dua shumë Italinë”, u shpreh trajneri i Shqipërisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.