Sylejmani mund të ftohet ndaj Dortmundit

/ 2 minuta lexim

Fat në fatkeqësi, kështu mund ta përjetoj karrierën sulmuesin kosovar Valmir Sylejmani. Ai është momentalisht tek skuadra e 19-vjeçarëve të Hannover 96, ndërsa mund të ftohet në ekipin e parë qysh në ndeshjen e së shtunës përballë Dortmundit. Ky fat mund ta përcjellë Sylejmanin, pasi dy sulmuesit kryesor të skuadrës së Mirko Sllomkës, Didier Ya Konan dhe Mame Diouf janë lënduar, ndërsa 17-vjeçari mund të jetë zëvendësues i tyre.

Në një prononcim për Arenën, Sylejmani ka deklaruar se ai është i gatshëm për skuadrën e parë, mirëpo për këtë ende nuk ka marrë ftesë nga trajneri Mirko Sllomka, pasi është në një kamp me Përfaqësuesen gjermane. “Është e vërtetë që dy lojtarët kryesorë të sulmit të Hannoverit, Diouf dhe Ya Konan janë lënduar dhe unë mund të jem njëri që mund ta zë vendin e tyre, por kjo varet nga trajneri Sllomka.

Mobi Casa

Momentalisht nuk ka asgjë, pasi nuk kam kontaktuar me trajnerin e skuadrës, sepse jam larg klubit, ku jam në një kamp të Kombëtares së Gjermanisë, që është duke u mbajtur për përzgjedhjen e lojtarëve për grupmoshat U-18”, tha Sylejmani…(Tribuna – Arena).