Sylë Tahirsylaj tregon a do të vazhdojnë reshjet e shiut gjatë ditëve në vijim

Muaji prill po përfundon me një mot të ndryshueshëm, me intervale me diell dhe reshje shiu. E njëjtë pritet të nis edhe muaji maj. Eksperti i meteorologjisë Sylë Tahirsylaj ka treguar për Gazetën Express se si do të jenë temperaturat gjatë ditëve në vijim.

Tahirsylaj thotë se temperaturat në vend do të vazhdojnë të jenë përafërsisht të njëjta me ato që kemi pasur ditëve të fundit.

“Vendi do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e fushës së ultë atmosferike për rrjedhojë moti do të jetë i ndryshueshëm, me intervale të shkurta me diell dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 5-7 gradë celsius minimale ndërkaq maksimalja do të shkojë deri në 18 gradë”, thotë Tahirsylaj

Ai thekson se do të ketë erë të lehtë nga ana e jugut dhe jugperëndimit, prandaj është një mot i pranueshëm si për florën njëkohësisht edhe faunën.

“Reshjet që do të bijnë do të jenë në favor të kulturave bujqësore, si për mbjelljet pranverore edhe për ato vjeshtore. Do të zgjasë deri në fund të javës, por edhe javën që vjen pritet të ketë reshje atmosferike”, thotë Tahirsylaj./GazetaExpress

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).