SVP: Nëse nuk e mësoni gjuhën do të dëboheni nga Zvicra

Sipas planeve të SVP-së, të huajt me leje qëndrimi në Bazel, duhet të vazhdojNë të sjellin dëshmi se po integrohen në shoqërinë zvicerane
Këtë e kërkon “iniciativa e integrimit”, e cila është bërë publike të hënën nga SVP-ja, në Basel.
SVP synon që të huajt e sapo ardhur në Bazel, por edhe ata që kanë jetuar pa një leje qëndrimi të përhershme të nënshkruajnë një marrëveshje integrimi.
Para së gjithash ajo që kërkon SVP-ja është mësimi i gjuhës. Të huajt duhet të angazhohen që përveç integrimit të ndjekin edhe kurset e gjuhës gjermane.
Nëse brenda një kohe të caktuar nuk ka përparime në mësimin e gjuhës të huajt duhet të dëbohen. Kurset e nevojshme për mësimin e gjuhës duhet t’i paguajnë vetë.
Migrantët e sapo ardhur duhet të dinë më shumë për sistemin ligjor dhe të respektojnë normat dhe rregullat themelore për një bashkëjetesë të rregullt.
“Në 50 vitet e fundit ne kemi bërë shumë gjëra të gabuara në politikën e migrimit “, thotë kryetari i SVP-së në Basel, Sebastian Frehner.
Marrëveshjet mund të personalizohen. “Nëse njëri nuk e dërgon vajzën katër vite për të ndjekur mësimet e notit, mund të merret si kusht për të leja e qëndrimit”, thonë të SVP-së.
Në zbatimin e iniciativës, megjithatë krijohen probleme. Së pari, është e paqartë se si kjo dispozitë duhet të zbatohet për qytetarët e BE-së.
SVP-ja e Bazelit nuk kërkon “marrëveshje integrimi” për të huajt që punojnë si ekspertë në kompanitë ndërkombëtare farmaceutike dhe kimike në rajonin e Bazelit.(albinfo)