Hidromorava

Suspendohet polici serb, voziti i dehur

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Polici i Kosovës, serbi B.P. ka shkaktuar aksident trafiku me veturën e tij zyrtare në gjendje të dehur. Kjo ka qenë arsyeja kryesore që Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë ta suspendojë policin për 48 orë, për tu marrë me të më vonë inspektorati policor i Kosovës.

Elmina Mahmuti nuk e ka falur për asnjë minutë policin serb B.P. pasiqë i njëjti kishte vozitur i dehur me veturën zyrtare të policisë.

Eco Higjiena

Mahmuti tha për rajonipress se polici pos që ka qenë i dehur ai edhe ka shkaktuar aksident trafiku në Ranilluk, ku edhe ka qenë i punësuar në stacionin policor në Ranilluk.

Mamuti tha se polici është suspenduar për 48 orë kurse me rastin e tij do të merret Inspektorati Policor i Kosovës./rajonipress/