RCCOLA

Suspendohet kapiteni policor, për shkak të vozitjes së rrezikshme dhe nën ndikim të alkoolit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar nga qytetarët dje në orët e mbrëmjes për një vozitje të rrezikshme në Gjilan duke rrezikuar jetën e dy qytetarëve. Hetuesit e IPK-së kanë identifikuar dhe intervistuar tre dëshmitarë lidhur me rastin. Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar së i njëjti ka qenë duke drejtuar veturën e tij private (jashtë detyrës zyrtare) nën ndikimin e alkoolit (2.08 promila).

Njoftimi i plotë i Inspektoratit policor të Kosovës:

Pas marrjes të informacioneve është identifikuar i dyshuari i cili ka rezultuar të jetë zyrtar policor (me gradën e kapitenit).
Bazuar në autorizimet ligjore Policia e Kosovës ka njoftuar hetuesit e Inspektoratit Policor i Kosovës.
Hetuesit e IPK-së kanë identifikuar dhe intervistuar tre dëshmitarë lidhur me rastin.
Zyrtarit policor (Stojan Deniq), të dyshuar në këtë rast i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar së i njëjti ka qenë duke drejtuar veturën e tij private (jashtë detyrës zyrtare) nën ndikimin e alkoolit (2.08 promila).

Në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast me dyshimin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm” .

Hidromorava

Zyrtari policor është suspenduar përkohësisht përderisa rasti sipas urdhrit të Prokurorit do të trajtohet sipas procedurës së rregullt.

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

Me respekt;
Divizioni për bashkëpunim dhe informim
Inspektorati Policor i Kosovës