Mobi Casa

Suspendohen pesë zyrtar policor në Viti

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Janë suspenduar pesë zyrtarë të policisë së Kosovës pas dështimit të mbrojtjes së monumentit i cili simbolizonte Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare në Viti.

Në njoftimin nga Policia e Kosovës thuhet se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë paraprakisht kishte njoftuar Drejtorin Rajonale të Policisë në Gjilan, respektivisht komandantin e Stacionit Policor në Viti për të parandaluar rrënimin e këtij monumenti pasi qe paraprakisht kishte informacione për tendencën për rrënimin e të njëjtit.

UBT

“Pas analizës së bërë lidhur me angazhimin e zyrtarëve policor të Stacionit Policor në Viti kemi ardhur në konkludim se Komandanti i Stacionit Policor në Viti si pasoj e neglizhencës në detyrë ka dështuar në kryerjen e detyrave dhe obligimeve profesionale së bashku me Shefin e Operatives, Udhëheqësin e Sektorit dhe dy zyrtar patrullues, nuk kanë ndërmarrë veprimet e duhura në aspektin profesional për të parandaluar aktin kriminal të rrënimit të monumentit. Si rrjedhojë e dështimit në përmbushjen e objektivave, Komandanti i Stacionit shefi i Operatives, Udhëheqësi i Sektorit dhe dy zyrtar patrullues suspendohen dhe ndaj tyre iniciohet procedura konform përkufizimeve ligjore” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./rajonipress/