Hidromorava

Surroi: Përtëritja e mandateve të rezervuara është e rrezikshme

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kërkesën e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës për përtëritjen e mandateve te rezervuara, Veton Surroi e cilëson si tentim rinegociimi të Pakos së Ahtisarit, bën të ditur KTV.

Surroi, i cili gjatë procesit negociator të ndërmjetësuar nga Marti Ahtisaari, udhëhoqi grupin e komuniteteve, ka reaguar lidhur me këtë kërkesë, duke tërhequr vërejtjen se kjo do të ishte shumë e rrezikshme për disa arsye.

Eco Higjiena

“Deputetët që e iniciojnë ndryshimin e kësaj norme juridike, sikundër edhe ata që pranojnë këso iniciativa , duhet të jenë të vetëdijshëm se po e hapin Paketën e Ahtisaarit, e cila u arrit me dy forma të konsensusit, atij mes shqiptarëve dhe komuniteteve pakicë, si dhe atij mes Kosovës dhe vendeve që e përkrahën pavarësinë e vendit. Rihapja e pakos mund të ketë së paku dy lloj pasojash imediate. Së pari, të hapë rrugën e precedencës për çdonjërin që është i pakënaqur me këtë Pako (e të këtillë me siguri se mund të ketë më shumë nga radhët e shumicës), që të fillojë ndryshimet që i shohin si të nevojshme, duke e prishur balancën e arritur në Pakon e Ahtisaarit. Së dyti, të problematizojë sërish debatin mbi marrëdhëniet etnike në Kosovë, si parahyrje për negociatat politike mes Prishtinës dhe Beogradit”, theksohet në reagimin e Surroit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.