Fundamenti

Surroi: Kosova është e okupuar nga zaptuesit e shtetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Publicisti Veton Surroi ka deklaruar se Kosova është e okupuar nga zaptuesit e shtetit. Ai ka thënë se këta zaptues nuk vrasin e rrahin sikurse ka bërë Serbia, por ata orë pas ore marrin nën kontroll institucione e hapësirat mediatike që i nënshtrohet.

“Në shtetin e zaptuar është më lehtë të vlerësosh se sa është hapësira që nuk është zaptuar se ajo që është zaptuar”, ka thënë Surroi.

Ai ka theksuar se shteti i zaptuar me dhunues si model dhe modelues të kulturës politike i sheh si halë në sy institucionet që nuk duan t’i nënshtrohet.

Fundamenti

“Pavarësia kushton me telefonata, kërcënime, me leje komunale, me reklama, kushton me ballafaqimin e përditshëm të atyre medieve që nuk janë të pavarura e që pronarët e tyre bëhen të pasur për një kohë të shkurtër”, ka thënë ai.

Ndërsa, duke folur për rolin e gruas në Kosovë, ai ka thumbuar edhe presidenten Jahjaga. Ai tha se po bëhet përpjekje për prapakthim të barazisë së gruas.

“90 vjet pasi e hoqi çarçafin gjyshja jonë Sadife, po bëhet sërish përpjekje që femra kosovare të mbulohet me shami e çarçaf, një përpjekje gjithandej për t’ia mbuluar edhe fytyrën edhe veshët edhe gojën edhe dinjitetin e gruas, edhe dinjitetin tonë në përgjithësi”, ka thënë mes tjerash Surroi. /koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.