UBT

Surroi demanton “se do të jetë anëtar i AAK-së”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Publicisti Veton Surroi ka demantuar lajmin e dhënë në mediat e shkruara sot, se ai së shpejti edhe zyrtarisht do të jetë anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Klubi për Politikë të Jashtme, bordin e të cilit udhëheq Surroi, ka lëshuar një komunikatë shtypi ku thekson se ka qenë vetëm spekulim lajmi i botuar në të përditshmen “Bota Sot” dhe disa nga portalet elektronike.

Uji Dea

“Lidhur me spekulimin e botuar në gazetën “Bota sot” dhe transmetuar në portalin “Indeksonline” dhe “Korieri.info” me datën 31 maj 2012, ju njoftojmë se Veton Surroi nuk po zhvillon negociata për aderim dhe nuk po përgatitet të aderojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e as në ndonjë parti tjetër politike”, thuhet në reagimin e KPJ-së.

E përditshmja Bota Sot shkroi sot se Surroi shumë shpejt do të jetë anëtar i AAK-së dhe se ndërmjetës për aderimin e tij në AAK, është nënkryetari i partisë Blerim Shala.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.