RCCOLA

Suri, fëmija më me stil në botë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Suri Cruise është emëruar Fëmija Më me Stil, duke mposhtur fëmijët tjerë të famshëm si Ivy Blue Carter, Harlow Madden dhe Harper Beckham.

Vajza gjashtëvjeçare e çiftit të ndarë Tom Cruise dhe Katie Holmes ka kryesuar në një sondazh të organizuar nga ueb-faqja e dhuratave familjare, twistedtwee.co.uk, pasi vogëlushja impresionoi me gardërobën e saj, që përfshinte shumë fustane dhe mini-taka.

Suri, veshja e të cilës thuhet se vlen dy milionë dollarë, ka mposhtur vajzën e Beyonce Knowles dhe Jay-Z, Blue Ivy, që u rreshtua e dyta, dhe vajzën e Will dhe Jada Smith, Willow.

RCCOLA

Harlow Madden, vajza e Nicole Richie dhe Joel Madden, ka përfunduar e katërta, derisa ajo e David dhe Victoria Beckham, Harper Seven, është renditur e pesta.

Nga fëmijët tjerë të famshëm në listën janë përfshirë edhe Max Anthony, Jayden Smith dhe Coco Arquette. /Telegrafi/