UBT

Surdulli: Vlerësimet e OJQ ”Fortesa”, tendencioze dhe të paargumentuara

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ish kreu i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli e ka quajtur raportin e OJQ “Fortesa” të pasaktë, tendencioz dhe të paargumentuar.

Vlerësimet OJQ “Fortesa” në Kamenicë rreth monitorimit të punës së ish kryetarit të kësaj komune Shaip Surdulli dhe drejtorive komunale, se në mandatin e tyre ka pasur shkelje ligjore dhe defekte në menaxhim e kanë ngacmuar ish kreun e Kamenicës Shaip Surdullin.

Surdulli duke mos u pajtuar me vlerësimet siç i quan ai tendencioze të “Fortesës” tha për rajonipress se sa i përket vlerësimit të OJQ”Fortesa” edhe më parë kam shkruar se kjo OJQ çdo herë ka qenë e njëanshme dhe tendencioze ndaj punës së komunës së Kamenicës, gjatë ish udhëheqjes sonë në komunë.

Surdulli tha se pikërisht anëtari i kësaj OJQ-je Amir Jakupi është njëkohësisht edhe gazetar dhe punëtor i një radio lokale, e që kjo radio ka dhënë vetëm akuza të pabaza e të paargumentuara, për mua dhe drejtoritë komunale.

RCCOLA

“Përndryshe, për punën e mirë të komunës kemi pasur edhe mirënjohje për vende të para në Kosovë, sidomos për transparencë të punës së komunës, për krijimin e kushteve më të mira për investime dhe këto mirënjohje kanë qenë nga OSBE-ja, dhe USAID-i“ ka sqaruar Surdulli.

Surdulli tha se Kuvendi komunal ka funksionuar për 4 vjet shumë mirë, administrata komunale po ashtu, ku të gjithë drejtorët pa dallim kanë qenë të përkrahur nga kryetari i komunës për punën e mirë që e kanë bërë.

Gjithashtu, Surdulli tha se kam pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjitha drejtorit komunale me kryesuesin dhe delegatët e Kuvendit Komunal.”Unë si njeriu i parë i komunës kam pasur një respekt të madh për të gjitha grupimet politike, për të gjithë qytetarët pa dallim, të cilët i kam pritur në çdo kohë. Jam përpjekur që të jem azhur në zgjidhjen e kërkesave reale të lagjeve të qytetit, të fshatrave kufitare dhe një qasje e mirë e imja pozitive ka reflektuar edhe ndaj shoqërisë civile, OJQ-ve, grupit të grave” etj. /rajonipress/