Surdulli : Vendimet e Kuvendit kanë qenë koncensuale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në investimet e ndjeshme, të mirëseardhura për komunën, siç është rasti me partneritetin publiko privat, edhe përfaqësuesit e LDK-së, madje edhe Sadudin Berisha, janë pjesë përbërëse e mbikëqyrjes së këtyre investimeve. Të gjitha investimet e deritanishme në komunën e Gjilanit, janë bërë dhe po bëhen me një transparencë të plotë ndaj opozitës dhe qytetarëve në përgjithësi dhe në harmoni me ligjet në fuqi, ka sqaruar Shefik Surdulli.

Ndaj deklaratave të Sadudin Berishës dhënë agjencisë rajonale të lajmeve rajonipress , se Asambleja Komunale ka nxjerr vendime të kundërligjshme , ka reaguar Shefik Surdulli përgjegjës i zyrës për informim. “Mbaruan pesë vite të qeverisjes, të vlerësuara si më të mirat në vend në shumicën e fushave të qeverisjes, rezultate këto, që edhe këtë fillimit, fatkeqësisht vazhdojnë të jenë tepër dekurajuese dhe humbëse për LDK-në. Të arriturat e shënuara nga qeverisja e PDK-së, nga Qemajl Mustafa dhe Izmi Zeka, bashkë edhe me partnerët tanë në qeverisje, LDK as teoritikisht nuk do të mund t’i projektonte e le më t’i vë në jetë” ka thënë Surdulli.

Sipas tij vetëm një qeverisje funksionale dhe e përgjegjshme ka mundur të ecë me këtë ritëm e të vazhdojë edhe më fuqishëm në jetësimin e projekteve të reja që na presin.

Mobi Casa

Surdulli e ka përkujtuar Berishën se pjesë e këtyre zhvillimeve pozitive, që asnjë herë nuk e kemi fshehur, është edhe opozita, sidomos në pjesën e vendim-marrjes, në Kuvendin Komunal, vendime këto që në të shumtën e rasteve kanë qenë koncensuale. “Madje, në investimet e ndjeshme, të mirëseardhura për komunën, siç është rasti me partneritetin publiko privat, edhe përfaqësuesit e LDK-së, madje edhe Sadudin Berisha, janë pjesë përbërëse e mbikëqyrjes së këtyre investimeve. Të gjitha investimet e deritanishme në komunën e Gjilanit, janë bërë dhe po bëhen me një transparencë të plotë ndaj opozitës dhe qytetarëve në përgjithësi dhe në harmoni me ligjet në fuqi” ka sqaruar Surdulli.

Surdulli në fund të reagimit thotë se të gjithë parametrat flasin se qytetarët e komunës së Gjilanit, nuk kanë asnjë arsye dhe as një alternativë tjetër, që të vendosin ndryshe pos asaj që me vullnetin e tyre të lirë e demokratik, vendosën me 2007, 2009 e në 2010-n. /rajonipress/