RCCOLA

Surdulli takon zjarrfikësit, gjahtarët dhe drejtorinë e kadastrit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Shaip Surdulli ka pasur një agjendë të ngjeshur të aktiviteteve duke takuar krerët e Shoqatës së Gjahtarëve, shërbimin e zjarrfikësve dhe drejtorinë për kadastër, gjeodezi dhe pronë.

Kryetari Surdulli i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Ruzhdi Qehaja, vizitoi Shërbimin e Zjarrfikësve, sektor i drejtorisë përkatëse. Me këtë rast si kryetari ashtu edhe drejtori shprehën mirënjohjen për punën e bërë gjatë këtij mandati, duke e theksuar bashkëpunimin e ndërsjellë ndërinstitucional në shkallën më të lartë.

Komandanti i Shërbimit të Zjarrfikësve Riza Bunjaku, shprehu falënderimet e sinqerta për Kryetarin Surdulli ndaj këtij shërbimi tejet të rëndësishëm, për mbështetjen e dhënë gjatë mandatit të tij katërvjeçar. Kryetari në fund i premtoi mbështetje edhe më të madhe, si dhe bashkëpunim edhe më të ngushtë për mandatin e ardhshëm, për të cilin shprehu bindjen se, do tua japin qytetarët e komunës sonë!

Surdulli ka vizituar edhe Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronësi. Atë e priti Drejtori i kësaj drejtorie Ilmi Demi, me këtë rast i pranishëm ishte edhe Drejtori për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronësi nga Komuna e Mitrovicës Hetem Geci.

Qëllimi kësaj vizite ishte, se kjo drejtori do të punojë në ambiente shumë më të përshtatshme me hapësira dhe kushte ideale për këtë drejtori, të cilat u rregulluan falë qeverisjes së kryetarit aktual.

Kryetari Surdulli vlerësoi larte efikasitetin e kësaj drejtorie, nga e cila tash priten rezultate edhe më të mira, ku theksoi se do të ketë mbështetje të plotë për realizimin e kërkesave të tyre.

Mobi Casa

Në agjendën e tij të tejngjeshur , por me një vullnet të madh dhe me energji të pashtershme, kryetari Surdulli vizitoi edhe Shoqatën e Gjahtarëve, ku u prit nga kryetari i kësaj shoqate Rexhep Bugaqku dhe kryesia.

Bugaqku, fillimisht falënderoi kryetarin Surdulli për përkrahjen e dhënë ndaj kësaj shoqate, në veçanti për parandalimin e kalimit të saj në një shoqatë private.

Gjithashtu, informoi më gjerësisht për përpjekjet e saj si, OJQ-ja më e madhe në komunë, ku ka të anëtarësuar mbi 1100 anëtarë, si dhe në mesin e tyre bën pjesë edhe kryetari Surdulli.

Kërkesat e Shoqatës së Gjahtarëve ishin: ndërtimi i objektit për shoqatën apo gjetjen e një toke për ndërtimin e objektit, ku do ta siguronin ndonjë donacion, heqjen e tatimit të lartë si pengesë serioze për zhvillimin e veprimtarisë së tyre.

Kryetari Surdulli u premtoi mbështetjen e plotë, bile edhe më shumë se deri më tash, nëse e fiton edhe një mandat, nga se ai edhe i ndjen nevojat e shoqatës, pjesë e së cilës është edhe ai vetë thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/